Niko Peleshi, Niko pe vërteti…

Nga Bledi Mane-Public Enemy

fb.com/bledi.mane

instagram.com/bledimane

Ndryshimi me i mire per ate qytet eshte te mos ndryshoje e te mos tjetersohet.

Ka diçka magjike magnetike siç e ka pasur edhe Shkodra dikur, por Shkodren e shpartalluan dhe e braktisen ndersa Korça braktisi qysh heret tranzicionin e shkaterrimit dhe sot ua ben me sy gjithe qyteteve te tjera.

Eshte vitale dhe po behet virale qytetaria e Korçes dhe vizita atje ta perplas pa ndroje menaxhimin racional qe i bejne banoret dhe institucionet qytetit te tyre.

Ka dimer te ftohte Korça por shtepi dhe atmosfere te ngrohte. Eshte elegante Korça pavaresisht kuzhines se bollshme.

Arkitektura e djeshme e qytetit e mbyt baterdine e betonttë te se sotmes.

Ka zhvendosje popullsie masive por ikanaket ua percjellin ne menyre taksative traditen e respektit e te mirembajtes se qytetit te ardhurve rishtas.

E do sportin Korça por shikoni me vemendje shperndarjen nikoqire te llotove e basteve neper qytet.

Ka muzeume qe nuk pompojne artificialisht te djeshmen e zones.

Ka teater dhe kinema kur provincat e tjera te Shqiperise dremisin sa mbarojne telenovelat turke ne televizor.

Hapesira dhe parqe pafund ku merr fryme i qete rrobi nga natyra dhe natyra ndjehet krenare me njerzit e atjeshem.

I vetmi qytet me uje 24 ore dhe i lare e i pastruar qysh nga kalldremi ne pazar e deri te kulleirsi me ngjyrë.

Ka bere goxha udhetim te gjate e te mundimshem Korça porsi atletet xhamajkiane e nderkohe qe qendron ulur e merr fryme, shikon nga larg se kush tjeter po e ndjek.

Dhe ne fakt modeli i Korces po ndiqet gjithandej.

Eshte bere jo vetem qytet pushuesish por edhe inspiruesish.

E duam Korcen se na relakson dhe na nxit per pune.

Na nxit sepse si Korça i duam edhe ne qytetet tona pavaresisht pozicionit gjeografik apo politik.

Nuk eshte rasti ti bejme elozhe ndonje individi por gjeneza dhe tharmi civilizues i vendasve pasqyrohet me se miri te puna dhe dashuria per qytetin qe tregon prej kohesh Niko Peleshi.

Diti te ruaje statukuone e nje politikani te suksesshem lokal qe solli me vete ne Tirane kulturen menaxhuese dhe triumfoi mbi skepticizmin antiprovincial fillestar.

Nuk behet vetem Tirana por leksioni qe transmetoi Peleshi perqeshi centrizmin tipik te kesaj treve qe kurre nuk besuan edhe jashte Tiranes.

Korça gjithesesi sa me shume rritet aq me teper ia njeh edhe gabimet vetes dhe duke llogaritur kostot patjeter do reflektoje.

Atje ka ndasi fetare dhe korigjimi i saj nuk ia prish identitetin Korçes. Ka nje kulle te betontte te shemtuar si per te treguar here-here vetkenaqesine dalldisese. Ka gra nikoqire e simpatike qe u shkon ai theksi joshes kur flasin por ama vetem grave se burrave u tingellon qesharak.

E keni vene re qe dhe Niko Peleshi ka zbutur theksin tipik dhe kjo tregon se korcaret degjojne dhe ndryshojne.

Ndaj bre e dua Korçën ce më ngjan me një maraushkë punetore, jo si një pezhishkë grindavece. Nese dikush me fton te vizitoj ate qytet edhe më kembe veshur me lepitka nisem…! 🙂

REMOTE_ADDR:[]

23 komente në “Niko Peleshi, Niko pe vërteti…”

  1. Spartaku says:

    Te lumt Bledi! Shkrim Brilant.

    1. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane vazhdimi i identitetit turk ne Evrope..... says:

      KORITSA eshte nje qytet kristiano ortho/xe dhe kulture greke,kshq normalisht qe do te jete shembull dhe diverse me bourdelo/qytetet muslimone te tjere ne Albanistan…………
      Eshte per tu thexuar se edhe ata 5 laro sunite qe ndodhen ne Koritsa ndryshojne shume nga llumi i sunitoshqipfolesve ne qytetet e tjera,bashjetesa me krustianet korcare i beri ata ne nje fare mase njerez.

      1. babloku says:

        O laro grek korça është qytet shqiptar dhe sa për kristiano-ortodhokset nuk ka lidhje me kulturën greke pasi edhe shqiperia ka qënë pjesë e bizantit dhe te jesh orthodhoks nuk do të thotë as pak se je grek dhe shumica e orthokseve shqiptare janë shqipfolës.

  2. Koco Koqedhima says:

    Sa te ka paguar Niqo Pebajge per kete artikull bre? Mshi bithenn me gjethe fiku a i vrare.

    1. Cane says:

      O koqedhiaaa.Korcaret jane punetore dhe nuk flene mbi mut.

  3. shqip says:

    Normal o Bledi . Kur themi djep , kemi parasysh termin e plote te fjales. Dhe korça eshte ne tere kuptimin djep i kultures. Per te bere nje krahasim Pak banal. Kur korça kishte kinema, teater, bare e shetitore me njerez te kamur ne gje e ne kulture , shqipfolesit e tjere ” flinin mbi peme”. Kjo eshte Pak a shume diferenca e botekuptimit mbi jeten e civilizimin. Ç’mund te presesh nga xhelal mziu p.sh. Ku je rritur e si te Kane rritur , ate botekuptim ke per jeten. Saliun e mori Enveri e solli ne Tirane. E shkolloi , i dha shtepi, e çoi edhe jashte, Po nuk più uje. Kafshe erdhi , egersire u be. Keshtu edhe puna e Korçes apo vende qe kulturen e Kane shekullore e te trasheguar. Ç’pret te behen vende te begata e te paqme,kur sa Po ra shteti Enverit, bagetia ju kthye kanunit 500vjeçar, e u mbyllen ne kulla si ne kohen e tanzimatit. Mos ishte per korçaret , shkodranet, Italine e austriaket , me siguri matematikore , shqiperia, sidomos ajo e mesmja, do ngjante si ndonje distrikt andej nga lumi eufrat. Fatkeqsia e ketij vendi u vulos kur hordhite islamike te haxhi qamilit perzunr mbretin Vid.

    1. ccnn says:

      Je plotesisht gabim pasi prapambetjen ia faturon Islamit por mos harro disa nga zbulimet me te medha shkencore e inxhinierike te bera nga muslimanet. Nuk e kuptoj pse disa gjallesa nga ju cdo te keqe is faturojne fese islame?!

  4. Beni USA says:

    Po ç’thua more Gèrnetè (shqip) po Korça ja Kalon dhe Parisit bre,pèr te mose folur per Durrsin historic-Apollonin e Shqipefolsve te hershem,duke vazhduar me Non Loken SHKODER.me berate 250000 vjeçar,apo me Shkupin kryeqendren e hershme te Shqipefolsve, po shko more bajge Sheqerasi apo Dallkaut Devolli futi nje “kernackè” e zere vrimat

    1. shqip says:

      Ti ben nga usa ke shume probleme me te shkruarit dhe te kenduarit. Nuk Po flas per shifrat pasi duket qe ke njohuri zero Absolute. Nje pyetje per ty qe te pelqen gerneta . Ku e shikon mosperputhjen e atyre qe une kam permendur ? Gjithnje Duke ju referuar atyre qe dhe ti je munduar ti shprehesh si gjysem analfabet. Degjo; Nese je prekur per ata arabet qe e lane kete vend toke te djegur, nuk eshte faji im. Eshte i atyre pantallona treçerekshe.

    2. Tole says:

      O beni NGA USA,,,,ky po flet per korcen sot,,,, ne cfar gjendje eshte,,,,un jam durrsak,,,,dhe durresit ti rroje teuta tek banka,,,,,se sa per te tjerat,,,lene fare,,,,mut NGA keneta dhe mut nga plazhi,,,,me pak fjale ,,, durresi eshte bere pun muti,,,,,,,,

  5. Coli says:

    😖. MANE IIIIIIIKKKKKKKKKKK!!!!!!👎

  6. Baxhanaku says:

    Saliu ,fshatar intrigant si Rasputini,nuk i deshi njerzit e qyteteruar,-ne qeverisjen e tij edhe kur merrte “ndonje” kuader nga Korca,i merrte jo nga qyteti ,por nga periferia me e larget e saj-Bode katundar tipik i nje katundi sh.te larget te Devollit,prej Rakicke(ndonese me origjine nga Korca,Rakicken se kisha degjuar asnjehere),me edukim ekonomist-agrar,e ben minister finance……Saliu jo vetem ,qe nuk i desh qytetaret ,por i urren! Prsh.Jemin Gjana

  7. tomi says:

    te lumte shume e sakteeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee

  8. Lori says:

    Firma korsel shpk eshte subjekti qe per vite me radhe pastron kete qytet..

  9. Besoj says:

    Shume e vertete.

  10. Treviso says:

    Nuk kam se çfar te shtoj. Korrça ka qene dhe pa zotin Peleshi,jo se dua ta nenvlersoj. Peleshi ne Tirane po perfaqson qytetin dhe banoret e Korçes. Tepakten gjysma e vendit ti ngjante Korçes.

  11. mmoisiu says:

    Ke patur artikuj shume te forte dhe sidomos kundra kopilit te serbise ,por ne te parafundit ku i lepiheshe Metes ,je cvleftesuar shume !

  12. D. Didani says:

    Eshte nje shkrim qe duhet te konsiderohet fillimi i nje epoke!Tranzicioni qe ne prisnim:Pas 25 vjeteve duhet te fillojme te pershkruajme arritjet! Pas Tiranes eshte Korca…do flas nje shkrim tjeter per nje qytet tjeter,Kush do jete? le te ndjekim zhvillimet!..Bledi eshte teleskop i gazetarise..eshte ndryshe..nuk eshte njeriu qe shkruan fjale,shkruan mendime dhe ide te thella,te pa kapshme ndonjehere nga te tjeret!

  13. Korca ka qene e tille dhe kam shkuar dy tre here dhe me te vertet ka mare formen e nje qyteti europian qe nga pastertia,rruget me nje sens(dhe qe zbatohen)lulishte clodhese,parku shum i bukur.Dhe a e dini psene,sepse aty nuk shkelen shpellaret e saliut(me perjashtim te ndonje rasti) qe te pushtonin,shkatrronin dhe te digjnin dhe te behej tok e xan.

  14. Vesi says:

    Korca vertet e vecante. Njerez punetore, te qytetruar e qe nuk marin kot. Aty priten disa kultura, perfshi dhe ate Franceze. Ka pas shume emigrante, deri ne Amerike. Merita eshte se kane ditur te marin nga emigrimi po dhe te ruajne.

  15. Korcari_Vjeter says:

    Shume prej nesh jemi larguar nga Korca, por identitetin dhe pak theksin s’e kemi humbur ende.
    Nikoja na beri krenare qe e menaxhoi qytetin me largpamesi edhe kur ishte Berisha ne pushtet e si dha asnje lek.
    Na ben krenare edhe tani se shtoi investimet e bukura te miremenduara dhe te perhershme.
    Kulla nuk eshte vetem nje objekt betoni, por edhe nje subjekt politik, ndaj mire eshte aty ku eshte. Se terheq dhe turistet.

    Jemi krenare per Nikon dhe Korcen, dhe do donim edhe qytetet e tjera ti benin njesoj krenare banoret e tyre.

  16. Lindita says:

    Nuk e kuptoj se si lavderon PE LESHIN per Korcen tone.Eshte PE LESHI qe beri kullen ( cibanin e korces).Eshte PE LESHI qe po ngushton rruget e korces.Eshte PE LESHI pushtoi biblioteken e korces dhe do qe ta ktheje ne bashki……..Ka bllokuar pazarin e korces.Ka 9 muaj qe nuk i le pronaret e pazarit te hapin dyqanet e tyre, por do qe te tregetojne ato qe do PE LESHI, SAMARXHINJ,ZILEXHINJ ETJ.Ka shume per te thene per sh. PE LESHI,PO MUND TE THEM VETEM KAQ.SHKOI SI EMIGRANT BREKEGRISUR ME EKSODIN NE GJERMANI, TANI ESHTE KTHYER NE MILIARDER.

Lini një Përgjigje te babloku Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *