Partizani akuza të forta në drejtim të FSHF-së: Po favorizon ekipe të caktuara

Partizani ka reaguar pas dënimit të marrë nga ana e Komisionit të Disiplinës që e dënoi klubin e kuq me katër ndeshje pa spektatorë.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Partizani hedh akuza në drejtim të FSHF-së, si një institucion i cili po ndihmon ekipe të caktuara te kampionatit, dhe po dëmton qëllimisht ekipin e tyre.

Partizani i garanton FSHF-së, se pavarësisht këtyre pengesave që po i bën dhe favorizimeve ndaj rivalëve direkt, i jep motiv që të bëhen më të fortë, më të egër në realizimin e objektivave, duke luajtur me ndershmëri.

Deklarata e plote e Partizanit.

REAGIM NDAJ VENDIMIT TE KOMISIONIT TE DISIPLINES

Klubi i Partizanit shpreh shqetësimin për favorizimet që FSHF po i bën ekipeve të caktuara në kampionat dhe vazhdon të dëmtojë në mënyrë të personalizuar klubin e Partizanit. Vendimi i Disiplinës është një tjetër sulm direkt i FSHF-së, pasi edhe pse prezymohet të jetë një organ gjyqësor i pavarur, minimalisht bazohet te relacionet e zyrtarëve të FSHF-së në atë ndeshje. 
– Denoncuam menjeherë pas ndeshjes që grupimi i tifozëve të Partizanit u provokua me gurë që vinin nga jashtë stadiumit prej të cilëve u dëmtuan edhe disa prej tifozeve. 
– Dy tifozeritë gabuan që hodhën sende në fushë, çka u vu re qartë edhe në televizor, por edhe nga zyrtarët e FSHF. Ndryshimi te tifozët e Partizanit ishte se ndodhi në kushtet e vetëmbrojtjes dhe gjatë momentit që po goditeshin nga gurët që vërshonin, por edhe nga shkopinjtë e gomës së policisë. Ndërsa tifozeria vendese e kishte të pajustifikuar hedhjen e stolave në fushë. 
– Në tribunën qëndore janë hedhur sende të forta, prej të cilave u goditën dy persona, njëri prej të cilëve u gjakos sipër vetulles. I radhitëm këto argumenta për të sqaruar opinionin se si Federata ka vendosur të dalë hapur, si një organ opozitar ndaj futbollit të drejte dhe garës së ndershme sportive.
E cilësojmë të palogjikshme që provokuesit dhe dhunuesit të gjobiten, ndërsa viktimat të dënohen me 4 ndeshje. Këto vendime maskaradë të Federatës, që merr guximin të cënojë në mënyrë të hapur garën për titullin kampion, thjesht na bën më të fortë. Partizani i garanton FSHF-së, se pavarësisht këtyre pengesave që na bën dhe favorizimeve ndaj rivalëve direkt, neve na bën më të fortë, më të egër në realizimin e objektivave, duke luajtur me ndershmëri. Gjithashtu, premtojmë se do marrim masa ndaj sulmeve tendencioze dhe burracake…

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Partizani akuza të forta në drejtim të FSHF-së: Po favorizon ekipe të caktuara”

  1. Zhanina Tahiri says:

    Mos u hutoni o shoke te Partizanit ndaj merni dhe Erjob Bracen te luaje se ndoshta ecen perpara dhe fiton koqet e Demit ne maj,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *