Partizani: Skënderbeu po bën pis garën, janë mësuar me trukime

1 Mars 2017, 15:47Sport TEMA

Pas akuzave të bëra nga Skënderbeu për ndeshjen e fundjavës mes Laçit dhe Partizanit, ku flitej për një tolerim të laçianëve ndaj kryeqytetasve, gazeta “Panorama Sport” ka kontaktuar edhe me klubin e kuq për të marrë një reagim rreth deklaratës së korçarëve.

Reagimi i Partizanit ka qenë shumë i ashpër karshi Skënderbeut që, sipas tyre, i mësuar të bëjë pazare, kërkon që të bëjë pis garën.

“Demat” deklarojnë se Partizani refuzon të notojë në të njëjtin batak ku janë futur korçarët, të cilët duan me çdo kusht t’i përfshijnë. Klubi kryeqytetas, me anë të zëdhënësit për shtyp, Olsi Ranxhi, ka përcjellë për “Panorama Sport” këtë reagim në lidhje me akuzat më të fundit të Skënderbeut.

Reagimi i Partizanit

“Ky komplot që FSHF të dënojë Laçin me pëlqimin e këtyre të fundit, në mënyrë që të favorizojnë Partizanin, me të cilin kanë rënë dakord për ta toleruar, mund të fantazohej vetëm nën efektet e ndonjë lëngu magjik, ku ato që i thonë e kanë të vështirë të ndahen prej saj. Partizani nuk është përfshirë në asnjë pazar apo tolerim ndeshjesh, siç edhe pretendohet nga pala korçare.

Kjo është një lojë e pisët e Skënderbeut, i cili kërkon të njollosë garën e kampionatit dhe, për më tepër, klubin Partizani. Te Skënderbeu janë mësuar të bëjnë pazare dhe fiksime paraprake ndeshjesh, saqë u duket se edhe të tjerët bëjnë po të njëjtat pisllëqe, tashmë të njohura prej tyre në kampionat gjatë viteve të fundit.

Të mos harrojmë që janë disa lojtarë që Skënderbeu ka huazuar te Laçi. Mos ndoshta Laçit i është dhënë urdhër nga vetë Skënderbeu për të toleruar ndaj Partizanit?! Klubi korçar po përpiqet ta shpërndajë baltën që e ka mbuluar duke bërë pis edhe të tjerët.

Partizani refuzon të notojë në të njëjtin batak me klubin korçar, që me sa duket aty e kanë të vështirë të ndahen nga diskutime të tilla, pasi siç thonë, ca vese dalin vetëm me shpirtin. Klubi është i vetëdijshëm për këto sulme, të cilat nuk janë as të argumentuara dhe pohon se, në këtë kampionat, do të vijojë të luajë ndershmërisht me objektivin e qartë: fitimi i titullit kampion”.

2 komente në “Partizani: Skënderbeu po bën pis garën, janë mësuar me trukime”

  1. IlirT says:

    Jeni mesuar ta merni kampionatin ne tavoline nga Byroja Politike ju trimat e Erjon Braces, po hipni ketu maje karaducit tim e shihni topat e Demit.

  2. Lenka Çukoja says:

    Jeni mesuar ta merni kampionatin ne tavoline nga Byroja Politike ju trimat e Erjon Braces, po hipni ketu maje karaducit tim e shihni topat e Demit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje