PDIU, Idrizi: Duam numërues në çdo zonë. S'jemi "batakçinj" të të vegjël. Partitë që i bëjnë temena Greqisë dhe mbajnë vrapin në Athinë, duhen injoruar

1 Mars 2017, 09:23Politika TEMA

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, zyrtarisht i ka vendosur kusht kreut të qeverisë, Edi Rama, për vijimin e koalicionit për pas zgjedhjeve të 18 Qershorit. PDIU ka kërkuar numërues në të gjitha zonat, si kusht për vijimin e koalicionit me Partinë Socialiste.

Këtë e ka konfirmuar dje vetë kreu i Partisë, Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, gjatë një takimi me strukturat e Tiranës. Ndërsa u ndal në situatën aktuale politike, Idrizi tha se kërkon numërues në çdo zonë zgjedhore dhe sipas tij kjo është e parashikuar dhe e garantuar me ligj.

“Nuk kërkojmë asnjë gjë që nuk na takon. Kërkojmë numëruesin që na jep ligji. As kërkojmë të na fali njeri numërues, por thjesht të zbatojnë ligjin. Kemi vënë në dijeni qysh tani partnerët europianë, OSBE-në, partnerët tanë në koalicionin e sotëm që këtu nuk luajnë dot ose përndryshe në aleanca rrenacake ne nuk qëndrojmë! Parimin kërkojmë, zbatimin e ligjit”, deklaroi kreu i PDIU.

Në vijim, Idrizi theksoi se numëruesin ia jep ligji PDIU dhe vetë organizata ndërkombëtare që administron zgjedhjet në Shqipëri. Në vijim, Idrizi nënvizoi se kësaj radhe nuk do e lejojë më të shkelet ligji dhe PDIU të mbetet pa numërues në qendrat e votimit dhe të numërimit. “Kjo shkelje e rëndë, e cila është ndoshta e vetmja vërejtje e thënë copë në raportin e OSBE-ODHIR, po dëshirojnë ta përsërisin prapë.

Me të njëjtin arsyetim prej peshku në akuarium, dëshirojnë ta lënë PDIU-në pa numërues edhe në këto zgjedhje. OSBE-ODIHR ua thotë hapur, pa nënkuptime që kanë shkelur ligjin, këta thonë ta shkelim dhe një herë. Por, kësaj here nuk i lejon më kush!”, nënvizoi Idrizi.

Kreu i PDIU, ashtu si në deklarata të tjera më parë, ka sulmuar LSI e Ilir Metës. Ndonëse nuk e përmendi në emër, Idrizi tha se PDIU sulmohet vazhdimisht për shkak të disa drejtorive që ka marrë, duke qenë në koalicionin qeverisës.

“Janë munduar të na paraqesin si “batakçinj” të vegjël që jepemi pas pazareve të tryezave të kafeneve. Përmendin dy a tre drejtori, thua se kemi zemrën e pushtetit në dorë. Unë e kuptoj pse ndodh e gjitha kjo dhe nuk kam kurrfarë kompleksi ta them shkoqur këtu dhe më gjerë nëpërmjet medias”, u shpreh Idrizi, para anëtarëve të PDIU në Tiranë.

Po ashtu, kreu i PDIU u shpreh se disa zyrtarë politikë në Tiranë po i bëjnë temena Greqisë, ndërsa nga ana tjetër çështja çame për ta është shqetësimi i tyre më i vogël. “Sa forca politike dhe personalitete të politikës së Tiranës po i bëjnë temena grekut, vetëm që të zvogëlojnë, të zhdukin nga skena një parti të vetme kombëtariste, gjithëpërfshirëse, pa dallim krahinor apo fetar siç është Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet?

Vrapin e mbajnë në Athinë dhe vinë këtu me lloj-lloj idesh e projekte që synojnë vetëm një gjë: asimilimin kombëtar. Dhe ja ku po jua them: Çështja Çame që ne mbrojmë, është halli i tyre më i vogël”, vijoi Idrizi. Ai shtoi se disa zyrtarë në Tiranë po punojnë njësojë si Greqia për të zhdukur çështjen çame.

“Athina dhe puthadorët e Greqisë në Tiranë nuk po punojnë vetëm për zhdukjen e Çështjes Çame, por për zhdukjen e Çështjes Shqiptare”, sulmoi kreu i partisë çame.

5 komente në “PDIU, Idrizi: Duam numërues në çdo zonë. S’jemi “batakçinj” të të vegjël. Partitë që i bëjnë temena Greqisë dhe mbajnë vrapin në Athinë, duhen injoruar”

  1. Edhe ti says:

    Idrizi i beson ceshtjes came, aq sa nje ateist beson ne zot

  2. Dhelpra dhe rrushi says:

    Ik ere beqira te pabese. Ju historikisht ja keni dhene voten pd pavarsisht se gjithmone gishtin e mezit keni mare nga ata.

  3. Mina mina says:

    O, PATER IDRIZI!!! Te kerkojme falje, qe ceshtja came nuk eshte e rendesishme per ne, sepse me te rendesishem konsiderojme te kemi shtet!!! Per c’do njeri me pak tru, e kupton, qe ceshtje kombetare per ne jane zgjedhjet e lira dhe te ndershme, korrupsioni, varferia, papunesia, polarizimi i shoqerise, mafia shteterore, hemorragjia njerezore, vjedhja e resorseve kombetare, nxitja e ndasive fetare, kulturore dhe nacionaliste!!! Mund te numeroja pa fund, deri sa te kuptosh, qe ti me partine tende, nuk futesh ne asnje nga keto hallet e medha!!! Ti me kete kerkese qe ke per numerimin e votave, duhej te ishe me opoziten qe kerkon zgjedhje te lira dhe te ndershme dhe te mos qarkullosh si UFO NGA MARSI!!! Te vetmen gje qe di te besh mire, eshte te besh llogari, por, te lutem, mos na i permend me nderkombetaret, se po me vjen per te vjelle sa here qe e degjoj si fjale!!!

  4. Andrea says:

    Mir shqiptaret mbrojne te verteten me maredheniet ma Greqine por ti o mbetje otomane pse paguesh nga redogan per percarje te shqiptareve?

  5. Nik says:

    Perkundrazi ju vrapin e lini te baba erdogani.mor plehre
    e plehrave

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje