Policia kryen monitorime nga ajri për të zbuluar parcelat me kanabis

1 Mars 2017, 14:05Kronika TEMA

Policia e Shtetit vazhdon me operacionet e monitorimit për të zbuluar dhe asgjësuar parcelat me kanabis në gjithë vendin.

Paralelisht me kontrollet nga toka, policia ka nisur edhe patrullimet nga ajri në të gjitha ato zona të cilësuara me risk nisur nga kultivimi gjatë vitit të kaluar, por edhe në ato zona bazuar në informacionet policore të grumbulluara deri tani ku dyshohet se mund të kultivohen bimë narkotike.

Përmes takimeve me banorët dhe drejtuesit  vendore, Policia e Shtetit ka konfirmuar se është e vendosur të parandalojë kultivimin e bimëve narkotike, si dhe të ndëshkojë cilindo që do tentojë të kultivojë  bimë narkotike.

Policia thotë se deri tani fushata e parandalimit ka pasur sukses të plotë. Asnjë rrënjë kanabis  nuk është gjetur as në vendet e mbyllura e as të hapura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje