Presidenti i PE-së: 20 milionë emigrantë mund të mësyjnë në Evropë

Presidenti i Parlamentit Evropian Antonio Tajani ka dhënë larmin se në vitet e ardhshme Evropë mund të vijnë rreth 20 milionë emigrantë afrikanë, nëse nuk merren masat e duhura.

Sipas tij, duhet që të krijohen qendra azili në Libi, për të strehuar emigrantët e për të mos t’i lejuar ata që të udhëtojnë drejt Italisë.

Brigjet libiane janë kthyer në një pikënisje të emigrantëve dhe institucionet evropiane po përpiqen që të ndalin këto dyndje.

Aktualisht, ka 30 qendra të nisjes së emigrantëve në Libi, që drejtohen nga trafikantët dhe milicia.

Vetëm në janar e shkurt të këtij viti, 12 mijë emigrantë mbërritën në Itali.

Ndërkohë, raporti i Unicef-it raporton se femrat dhe fëmijët, përdhunohen, rrihen dhe lihen të vdesin nga uria nga trafikantët dhe milicia.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *