Pronat e Himarës në përqafjen e Kreshnikut me Lulin

1 Mars 2017, 09:30Politika TEMA

Nga Enkel Demi

Nikollaq Neranxi kishte paguar dikë t’i shkruante një parullë dhe së bashku me punëtorë të kompanisë së tij marshoi në bulevard. Nikollaqi ecte përpara si udhëheqës, punëtoria nga pas me gjithë parullën që e mbanin gjithë përtesë dhe keq. Ndoshta mund t’i ndëshkojnë, sepse nuk e bënë punën si duhet, meqë sipërmarrja nuk para pyet për bindje dhe ndjenja. Ky marshim është padyshim plagjaturë e parakalimit të para disa vjetëve të Kreshnik Spahiut në bulevard, atëherë kur Berisha kërkohej si i pandehur.

Neranxi mbërriti në “Çadrën e lirisë”, ku u mirëprit nga i zoti i shtëpisë, Lulzim Basha. Ky i fundit tha se në Republikën e Re pronat e Himarës nuk do të nëpërkëmben, por për fat jemi ende në Republikën e Vjetër. Në këtë republikë partia e Lulzim Bashës ka miratuar, zbatuar, madje ndëshkuar kundërshtarët e ligjit 7501. Këtë ligj, të cilin e propozoi Ramiz Alia, e votuan edhe deputetët e opozitës së parë shqiptare të pas vitit 1945. Asnjëherë pushteti i PD-së nuk pranoi të shfuqizonte këtë ligj dhe të zbatonte një reformë agrare, ku prona shkonte tek i zoti. Përrallat se kjo shkaktonte drama sociale janë të kota, sepse shteti në Shqipëri është pronari më i madh edhe sot e kësaj dite. PD-së i pëlqeu kaq shumë ky ligj, sa në vitin 1995 shpërndau me dhunë një grevë urie të ish-pronarëve, të cilët ishin strehuar në selinë e Partisë Republikane, në atë kohë në qeveri.

Pas 25 vjetësh të kasaphanës së këtij ligji ka një ndjesë publike të Sali Berishës, por asnjë fjalë në programin partiak të partisë së Lulzim Bashës që do na themelojë Republikën e Re.

E bëra gjithë këtë shpjegim për vetë kryetarin e PD-së, sepse ndoshta mosha nuk i lejon kujtesë të gjatë të historisë së afërt, megjithëse jam i sigurtë që pas do kohësh Luli do të dalë student i dhjetorit.

Në këtë këndvështrim pronat e Himarës nuk kanë asnjë ndryshim nga masakra që është bërë mbi pronat Tiranës, Shkodrës, Konispolit. Në Himarë ligji 7501 veproi njësoj i padrejtë si kudo në Shqipëri dhe solli këtë deformim të kapitalizmit që kemi sot. Është ky ligj kriminal që ka shkaktuar mbivendosje, grabitje pronash, vëllavrasje, prapambetje të theksuar ekonomike. Më mirë se kushdo Lulzim Bashës këtë mund t’ia shpjegojë fije për pe Fatmir Mediu.

Me këtë dua të them që Himara nuk ka asnjë status të veçantë, përkundrazi aty bëhet fjalë për prona që u “bie plani” për një interes publik, të cilave u është caktuar shuma kompesuese. “Garazhet” si i quan Edi Rama janë disa nga qindra pronat që kompesohen çdo vit nga qeveritë për interes publik. Këtë gjë ka bërë Lulzim Basha, kur ndërtohej Rruga e Kombit, kjo po ndodh sot me TAP-in.

Në këtë rast nuk ka një çështje të veçantë të pronave të Himarës, përveçse në agjendën e qeverisë greke, e cila e ka ngritur këtë çështje deri në Bruksel, madje kërcënoi me veto për integrimin e Shqipërisë. Megjithatë Athina ka dalë e zhgënjyer nga përgjigja që mori nga qeveria e Europës. Në projektin e saj shovinist, Greqia me këto prona do të justifikojë të famshmen autonomi të Himarës, mëtonjës i së cilës është Nikollaq Neranxi dhe ca të tjerë. Ndoshta Lulzim Basha mund të ketë intimitet me këtë formë qeverisjeje të Himarës pas takimit që kreu së bashku me Gent Strazimirin me ekstremistët e Vorio Epirit në Shtetet e Bashkuara. Nëse në Republikën e tij të Re, pronat e Himarës janë në plan për të shkuar tek autonomia, kjo Republikë ta shpif qysh sot, tek jemi ende tek Republika e Vjetër.

Besoj këtë mendim duhet të ketë edhe Kreshnik Spahiu, i cili ka gjasa të ndjehet shumëfish i tradhëtuar. Pas përqafimit me Neranxin, pronat e Himarës, Kreshniku duhet të marrë sërish qysqitë dhe të ruajë tokën, ashtu si dikur ruante detin që po e shiste, pikërisht një marrëveshje e Lulzim Bashës me Dora Bakojanis.(27.al)

26 komente në “Pronat e Himarës në përqafjen e Kreshnikut me Lulin”

  1. Crusader says:

    Po per c’fare po flet o idiot. Po kush eshte ai vend apo shtet serioz qe tu prishe shtepite njerezve kur ti teket dhe si ti teket, pa kompensim finaciar dhe totalisht kunder ligjit, per te shitur truallin te ndertues, te cilet qe kane dhene perqindje te politikane te korruptuar? Shko ore thyej qafen.

    1. Vlonjat says:

      O injorant lexoje dhe njehere permbajtjen pastaj komento

      1. Crusader says:

        E lexova, dhe nuk me intereson fare se kush eshte fajtori, PD apo PS. Politika nuk ka rendesi, kur flitet per nje shtet. Shteti po quhet shtet, nuk mundet qe te funksionoje mbi bazen e sherreve politike duke luajtur kungulleshkat me militante apo njerez qe nuk shikojne me tej se interesi i tyre, por mbi bazen e se drejtes, ligjeve dhe detyrimeve qe ka ndaj shtetasve te tij. Prandaj edhe Shqiperia eshte katandisur ne nje bor….dello, sepse aty ka 25-vjet qe merren me fajin e ka Nano, Berisha, Meta apo Rama. Gabim, fajin e ka ai popull aty qe merret me xhevahiret e politikes, dhe nuk shikon me tej se kaq.

        1. Aleksander says:

          Nejse …rendesi ka qe u pergjigje dhe konfirmove emrin tend …jeni gallate per Ate Zot !

          1. Crusader says:

            Kur budallai nuk kupton apo ben sikur nuk kupton, eshte per te qare jo per gallate. Nejse, me mire pak gallate, se sa keta trollat Cam te Enkelit e Mesila Palmes qe ka gjetur autobuzin Cam, pasi ngeli ne rruge me ate te PD-se. Kur u bene edhe plehrat te shesin moral, e marrte lumi ate vend si e ka marre.

    2. Spartaku says:

      Krusader! Me sa duket nuk e ke kuptuar mire shkrimin e Enkel Demit.Nuk eshte ashtu si thua ti,por lexoje dhe njehere qe ta kuptosh mire.

      1. Crusader says:

        Eshte nje shkrim politik pa sens, qe nuk ka lidhje fare me ceshtjen qe gjoja do te preke. Me pak fjale as mish dhe as peshk. Rri o Enkel, mos te nxjerrim edhe emrat ketu, te atyre qe duan te ndertojne ne ate pjesen e “Garazheve” te Rames, te cilit i intereson gjoja publiku. I dime se kush jane. Eshte e thjeshte, duan ti prishin per shesh ndertimi dhe mundesisht pa asnje kompensim, ose me nje kompensim qesharak, te cilin mundesisht ta zvarrisin per 15-vjete. Rama e te tjere natyrisht kane nje perqindje te majme nga kjo pune. Eshte mesuar me 20% e Tiranes, por tani qe eshte KM e ka me te larte pazarin.

  2. KOMBI says:

    LULZIM HALJA NUK KA SHANCE TE MARRI PUSHTETIN NE DORE , SHITESIT E DETI DHE TOKAVE , DUHET TE BEHEN GATI PER NE QELI .

  3. Andreas says:

    Si ore burri çam i Mesiles Athina paska dale e zhgenjyer nga pergjigja qe mori?! Te gjitha shqetesimet e Athines per Himaren dhe minoritetin, u jane rreshtuar me shkrim kushteve qe Shqiperia duhet te plotesoje. Apo ti u referohesh gjysem artikujve qe shkruhen neper gazetat shqiptare, ku secila gazete, heq apo ve kushte, ne baze te mardhenieve qe kane me Edi Ramen. Dhe sipas llogjikes tende, qe nuk kuptohet mire se ku nis e ku mbaron, himariotet duhet te rine pasiv ne grabitjen qe po u behet, me pretendimin se me keto probleme eshte gjithe shqiperia?! Me duket pak si maraz ky qe ke o çami i Mesiles. Fakti qe ti(familjarisht) dhe çemerit e tu i kane ulur breket para Rames, nuk do te thote qe duhet ti ulin te gjithe.

  4. agim says:

    Enkel, a ke mundesi te me perkthesh pak shprehjen tende ” asnjehere pushteti i PD-se nuk pranoi te shfuqizonte kete ligj dhe te zbatonte nje REFORME AGRARE, ku prona te shkonte tek i zoti”, pasi me injorancen time ke bashku dy koncepte te papajtuesheme, REFORMEN AGRARE si nje mase kunder grumbullimit te prones toke prodhuese tek pronar te medhenj dhe konceptin ” tek i zoti’ qe i referohet thjesht te drejtes se pronesise.
    Pasi te me sqarosh kete edhe mund te vazhdoj leximin e shkrimit tend “brilant”.
    agim

  5. Abedin Maliqi says:

    abini në fshat po mbante një seancë në cilësinë e gjyqtarit.
    Shmuel ngritet e thotë: “Rabin, Icak për çdo ditë po i kalon delet përmes pasurisë sime duke më shkakuar kështu dëme. Kjo është pasuri e imja. Kjo nuk është e ndershme.”
    Rabini: “Ke të drejtë!”
    Pastaj ngritet Icak dhe deklaron: “Zoti Rabin, delet e mija deri tek ky burim i ujit mund të vijnë vetëm se përmes pasurisë së tij. Pa ujë ato do vdisnin. Me shekuj secili bari ka gëzuar të drejtën të kaloj përkrye tokës që shpie deri tek uji. Këtë të drejtë duhet ta gëzoi edhe unë.”
    Rabini: “Ke të drejtë!”
    Pastruesja, që po dëgjonte krejt këtë i thotë Rabinit: “Mirë z. Rabin, ama që të dyja palët nuk mund të kenë të drejtë!”
    Rabini: “Ke të drejtë!”

  6. Klimax says:

    More cam pizeveng, kur e pranon edhe ti si “kopetent” qe je se me ligjin 7501 prona nuk shkon tek i zoti, atehere perse perjashton Himaren nga Shqiperia duke akuzuar te drejten legjitime te tyre mbi pronen, “prona te shkoi tek i zoti”, si nje kerkese “shoviniste” apo edhe me keq akoma, si nje kerkese “per autonomi e Himares e mbeshtetur edhe nga qarqet greke brenda dhe jashte Greqise”??!!
    Mos valle ajo toke eshte tendja, e tyt eti, e sat eme, e malokes tende, e Kreshnikut, Bashes, Edit apo e Saliut qe kerkon te ta “ruajne”??!!
    Jo, more cam sharlatan, ato prona jane te himarioteve, te tyret kan qene dhe te tyret do te mbeten!
    Ndoshta ty dhe te tjereve si ty ju pelqen Republika e Vjeter, republika e vazhdimesise se diktatures hoxhiste, republika e korrupsionit, mafies e krimit, republika e mizerjes dhe e padrejtesise, por jo shumices se popullit qe kerkon shtet, drejtesi, demokraci dhe sigurisht qe pronat e shtetasve te Republikes shkojne tek te zotet!
    Ti dhe gjithe bastardet si ty qe kerkoni percarrje, qe na flisni me urrejtje ndaj nje krahine dhe jo vetem ndaj saj, por edhe ndaj zonave minoritare dhe ne pergjithesi ndaj popullsise ortodokse ne Shqiperi ne emer te “patriotizmit” e “nacionalizmit” tuaj turkoshak, jeni thjeshte nje kope katerkembeshash barbaresh e kanibalesh te mbetur gabimisht ne trojet ballkanike!

  7. populli autokton says:

    Ligji i preshit 7501 eshte ligji me cnjerezor. Si eshte e mlundur qe token e trasheguar prej dhjetra brezash autoktone t’i dhurohet nga politikakurva e shpellarit Sali berisha ; Ky e ka bazen ky kar ligji qe e ka futur popullin e familjet ne vellavrasje?! A ka mafieux me te ndyre se sa keta shpellare qe n’a sollen kthimin ne sulltanatin e otomaneve,te cilet token u à dhuronin sherbetoreve était tyre qe i shpalli bejlere,bajraktare e agallare?

  8. Mamurrsi trim says:

    Burri i Mesila Palmes foli. Tani mbani shenim ju te tjeret.

  9. dash says:

    ?dakort me ty Enkel,pavaresisht komenteve kodra pas bregut…

  10. Piskuriqi says:

    Enkel Leshi Je shume I trashe për të kuptu gjona shumë të thjeshta Me mire ruaj Mesilen se po ta hudh në ere familjen Ishte gjo me PD ajo gruja jote apo ke harru Tani po merreni me tokat e Himares sipas teorisë çame të përçarjes dhe hafilllikut Do hash edhe ti buken tate e di se sje i zoti me shit të tregu çam po shet te tregu Temes

  11. Art says:

    Njerez budallenj qe s’kuptojne the nuk dine te lexojne. Thelbi I shkrimit eshte se nuk pse himarjotet te trajtohen ne menyre te vecante. Neranxi me shoke mbas kesaj luajne me thelle. Nga nje bashkefshatar.

  12. Alban Hamzai says:

    Ne regjistrimin e qeverise komuniste ne vitin 1945-1946 te tokave bujqesore dhe trojeve (per te bere reformen agrare komuniste) figurojne vetem familje himariote si pronere tokash dhe trojesh ,nuk figuron asnje familje jo himariote . Prandaj te gjithe jo himariotet qe kane marre sot prona ne Himare (qeveritare,kusare,kriminele,tregetare droge ,tregetare femrash e te tjere te ketij kallepi) I kane rrembyer me dokumenta te fallsifikuara ose me dhune .Keto jane pasojat e Republikes se Banano-Droges Shqiptare . Dhe tani corba e gatuar nga kriminelet qe kane qeverisur e qeverisin vendin eshte shume here me e qelbur se ajo komuniste . Ju lutem botoni komentin tim!

  13. Bambi says:

    Une nuk e kuptoj se c’te keqe ka qe himariotet te marrin tokat e tyre. Ne nje kohe qe qeverite legalizojne ndertime te bera ne toka te grabitura, himariotet s’mund te marrin tokat e tyre si pronare te ligjshem?
    Vetem nje eshte arsyeja sipas meje: qe te grabiten nga qeveritare e hajdute te te gjitha ngjyrave.

  14. fieraku NGA ferrasi says:

    Paska hall se quhet Luli dhjetorist .
    Se ATA dhjetorist e ramiz alise na dhjene
    Duke fillu qe nga gruaja jote
    E bene Corbetta shqiperine me 7501
    7501 Halle ju rencin derman MOS te gjejne.

  15. Shqiptar jo Cam says:

    O Enkel ! Harove qe Greqija i ka pajisur gjithe minoritarete kompjutera?

    1. Bambi says:

      Nga na i gjete ti minoritaret ne Himare ?

      1. Andreas says:

        Ne te gjithe Himaren i ke, nga Palasa e poshte!

        1. kd says:

          “Minoritare” qe flasin me mire shqipen se sa ggreqishten hahahahahaha ik more idiot se ju ka dale boja me keto perralla “minoritaresh” himarijot, ne Himare ka mercenare te ardhur qe bejn grekun kopila te Kishes Lindore (greke) te sjellur aty nga Sulltanet e Kisha Lindore qe sot bejn provokatorin sherrxhiun e keqbersi thjesht gen i poshter jevgjitesh

  16. PIRUA I EPIRIT says:

    Bravo ENKEL, shume shkrim i bukur. Langot shqiptar te asimiluar ne greqir le te lehin.

  17. loni says:

    klimax ti qe bertet kaq shume ke prone me dokument para daljes se ligjit 7501 ? apo u bere pronar me reformen agrare me ligjin 7501? se ju deri dje keni qene argate te Ali Pasha ku e gjete ti token ne himare !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje