Pse Sali Berisha nuk shkon më në “çadrën e protestës”? Ka humbur besimin dhe po lë Bashën të bëjë “nxemje”… ?!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka disa ditë që nuk po shkon më tek “çadra e protestës” e vendosur në Bulevardin qëndror të kryeqytetit, përballë Kryeministrisë. Militantët e PD e kanë vënë re një mungesë të tillë dhe shfaqen të shqetësuar se përse lideri historik nuk “kalon më këtej” siç e thonë nën zë.

Mësohet se një mungesë e tillë e gjatë ka sjellë njëfar dekurajimi në radhët e atyre që rrinë brenda çadrës me turne, por dhe kontigjenteve të mbështetësve demokratë që shkojnë ditë pas dite për të qëndruar, për të protestuar apo për të përcjellë fjalimin e kryetarit të PD Lulzim Basha e oratorëve të tjerë kundër kryeministrit Edi Rama, qeverisë por dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Kryesisht fjala është dhe për goditjet ndaj ambasadorëve të SHBA dhe BE në Tiranë Donald Lu dhe Romana Vlahutin. Militantët kanë nisur të shfaqin shenja pasigurie në lidhje me daljen e përditshme të Bashës që herë kërcënon dhe herë tërhiqet, duke thënë sipas tyre të njejtat gjëra dhe në lidhjet direkte me emisionet televizive.

Ndërkohë që ai që i jepte tonin kësaj proteste dhe të gjitha protestave të PD, ish-kreu i kësaj partie Sali Berisha ka disa ditë që nuk është bërë prezent në publik. Më saktë që para takimit me Presidentin e Republikës Bujar Nishani, ditën kur Basha ashpërsoi gjuhën ndaj mazhorancës, ndërkombëtarëve dhe bëri thirrje për dhunë dhe luftë.

“Këtu ka humbur durimi, ka humbur besimi aq sa dhe Doktori nuk vjen dhe ai nuk rri kot larg çadrës. Këtu një fjalë të thuash dhe si sygjerim dhe njerëzit i lëshojnë nervat, të hidhen të gjithë. Nuk janë të pakta rastet e përplasjeve fizike, që nuk janë bërë publike dhe mirë është bërë.

Basha duket sikur po ben ‘nxemjen’, sikur provon zërin pasi nga dita në ditë pak motivon”, shprehet njëri nga protestuesit që kishte mbaruar turin e natës dhe nuk donte të evidentohej pasi sipas tij pak duhet dhe përplasja fizike është afër./TemA-m.a.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...