Pse Sali Berisha nuk shkon më në “çadrën e protestës”? Ka humbur besimin dhe po lë Bashën të bëjë “nxemje”… ?!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ish-kryeministri Sali Berisha ka disa ditë që nuk po shkon më tek “çadra e protestës” e vendosur në Bulevardin qëndror të kryeqytetit, përballë Kryeministrisë. Militantët e PD e kanë vënë re një mungesë të tillë dhe shfaqen të shqetësuar se përse lideri historik nuk “kalon më këtej” siç e thonë nën zë.

Mësohet se një mungesë e tillë e gjatë ka sjellë njëfar dekurajimi në radhët e atyre që rrinë brenda çadrës me turne, por dhe kontigjenteve të mbështetësve demokratë që shkojnë ditë pas dite për të qëndruar, për të protestuar apo për të përcjellë fjalimin e kryetarit të PD Lulzim Basha e oratorëve të tjerë kundër kryeministrit Edi Rama, qeverisë por dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Kryesisht fjala është dhe për goditjet ndaj ambasadorëve të SHBA dhe BE në Tiranë Donald Lu dhe Romana Vlahutin. Militantët kanë nisur të shfaqin shenja pasigurie në lidhje me daljen e përditshme të Bashës që herë kërcënon dhe herë tërhiqet, duke thënë sipas tyre të njejtat gjëra dhe në lidhjet direkte me emisionet televizive.

Ndërkohë që ai që i jepte tonin kësaj proteste dhe të gjitha protestave të PD, ish-kreu i kësaj partie Sali Berisha ka disa ditë që nuk është bërë prezent në publik. Më saktë që para takimit me Presidentin e Republikës Bujar Nishani, ditën kur Basha ashpërsoi gjuhën ndaj mazhorancës, ndërkombëtarëve dhe bëri thirrje për dhunë dhe luftë.

“Këtu ka humbur durimi, ka humbur besimi aq sa dhe Doktori nuk vjen dhe ai nuk rri kot larg çadrës. Këtu një fjalë të thuash dhe si sygjerim dhe njerëzit i lëshojnë nervat, të hidhen të gjithë. Nuk janë të pakta rastet e përplasjeve fizike, që nuk janë bërë publike dhe mirë është bërë.

Basha duket sikur po ben ‘nxemjen’, sikur provon zërin pasi nga dita në ditë pak motivon”, shprehet njëri nga protestuesit që kishte mbaruar turin e natës dhe nuk donte të evidentohej pasi sipas tij pak duhet dhe përplasja fizike është afër./TemA-m.a.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

18 komente në “Pse Sali Berisha nuk shkon më në “çadrën e protestës”? Ka humbur besimin dhe po lë Bashën të bëjë “nxemje”… ?!”

  1. qytetari says:

    Po ik ore legen, se po udhehiqesh komplet nga Sali berisha, i cili i ka shpallur lufte ketij vendi historikisht. S’te vjen turp, je shkolluar edhe ne Perendim, hor e legen paske qene. Po ik e bej projekte per te ardhmen dhe merre me vota te lira pushtetin. Por qe eshte turp qe Shqiperia te kete nje kryeminister si puna jote. Ti duhet patjeter t’i leshosh vendin nje demokrati tjeter. Prandaj e vrate Sokol Olldashin, se ai ishte konkurenti me i forte dhe me i besueshem per popullin per ne krye te PD-se. Por shume shpejt e hoqet qafe dhe ja zhduket leckat njesoj sic bete me Azem Hajdarin. VRASES.

    1. kujtesa says:

      Pse beni sikur nuk e kuptoni arsyen. Sala nuk eshte merzitur me Lulken. Mos dalja ne publik ka te beje me deklaratat e Lulkes per nje gjoja republike te re. Pra njerezit ta besojne slloganin e hajdutit vrastar.

  2. LEO says:

    Cja fusni kot, dje ishte Berisha ne cader por nuk foli. E kapen kamerat duke bere selfie me kalamajt e cadres

    1. Spartaku says:

      Leo! Ku dreqin paska qene Berisha ne çader,dhe te tjeret nuk e kane pare,vetem ti e paske pare.Ai nuk ka ardhur ne çader,se pd-ke i doli boja,se Basha eshte bere turpi i asaj partie.Ai po bene gafa,thirrje per lufte.Me cilet do ta beje luften ai mut,me ata 30 veta qe ka ne çader? Basha do dal i turperuar nga kjo prroteste,se eshte proteste turpi,pa alternative.Leh Basha si qen,dhe te tjeret atje ne çader,bejne dhe ata si qent e stanit.

  3. Sotiraqis demokratis says:

    Sipas burimeve te “mireinformuara”, Lulzim Basha ka hyre ne bisedime me qarqet drejtuese te Arabise Saudite, qe shume prej muslimaneve shqiptare, te cilet per shkak te pamundesise financiare nuk shkojne dot per haxhillek ne Meke, tu njihet si e drejte te quhen “haxhi”, po te vijne ne cadren e Partise Demokratike ne bulevardin kryesor te Tiranes. Per miratimin e ekuivalences Meke-Cader pritet se shpejti vendimi nga qarqet Saudite. Ky do te ishte nje fat i madh dhe lehtesim i pashembullt per muslimanet shqiptar, te cilet jane ne shumice derrmuese ne PD, por shume te varfer ekonomikisht per te shkuar deri ne Meke. Allahu (dmth. Sali Berisha) Hekber!

  4. Perlati says:

    The Freak Show Umbrella e Bashes eshte vene ne skene nga Hermafroditi Berishe. Aty ka monstra te dimensioneve te ndryshme qe zbavisin qytetaret e ketij vendi tragjikomik.

  5. mergim tari says:

    Ai e ka thene qe: “shpirterisht jam gjithmone ketu”.
    Eshte karakteristike e kriminelit qe shkon ne vendin
    e krimit here pas here. Edhe kur nuk eshte,
    krimineli eshte perhere I pranishem shpirterisht
    atje ku ka vrare. Ne psikologjike kriminalistike kjo
    lidhet me epshet shtazarake që pushtojne vrasesit
    seriale here pas here, me masturbimin qe truri i tyre
    ben per tu mbajtur gjalle. Bishat vrasese, si personi
    ne fjale mbahen gjalle vetem duke rikujtuar krimet
    qe kane bere dhe duke bere plane per krime te tjera.

  6. Jimi says:

    Dikur ne kohen e Vekes , me marshime, pa cader, apo me cader, zboret ne fillim ishin 25 dite ne vit, me pas nga qe njerezit e kishin pervetesuar mire artin ushtarak te mbrojtjes apo te mesymjes e ulen ne 17 dite, se fundi e zbriten ne 9 dite.
    Lulja ngaqe nuk e di dhe nuk e ka provuar zborin, por ngaqe aty ketu ka degjuar per te tha: Pa ta provojme nje here zborin se si me shum nostalgji flasin per te? Dhe vertet Lulja si fillim e nisi me cader! Te uroj zbor te lehte moj Lule! Aty ne cader si fillim nisja me teorine se si perdoret kallashi, bombat e dores,ofensive apo difensive,bazuka e tj, se nuk eshte me koha e llastiqeve, apo e cpimt te gomave! Vetem keshtu munde te permbyset kjo qeveri e “poshter” e t’na dhuroc “Republiken e re” Sa e kemi pritur kete dite!?, Vetem nje kollos si puna jote mund t’na e bej kete ender realitet. Hallall moj Lule qumeshti gjiri qe te kane dhen nenia!

  7. kabe says:

    Sigurisht eshte duke thurur plane te tjera kriminale

  8. Marinelaj says:

    z gazetar! Pas “pse” ne gjuhen e paster shqipe vjen kallezuesi dhe nese niset nga anglishtja edhe ne kete rast e ke gabim:
    ne fjalite pyetese kallezuesi vjen perpara Pra “Pse nuk shkon Sali Berisha .,.

  9. Marinelaj says:

    z gazetar! Pas “pse” ne gjuhen e paster shqipe vjen kallezuesi dhe nese niset nga anglishtja edhe ne kete rast e ke gabim:
    ne fjalite pyetese kallezuesi vjen perpara Pra “Pse nuk shkon Sali Berisha .,.
    vath ne vesh, ok?

  10. Marinelaj says:

    z gazetar! Pas “pse” ne gjuhen e paster shqipe vjen kallezuesi dhe nese niset nga anglishtja edhe ne kete rast e ke gabim:
    ne fjalite pyetese kallezuesi vjen perpara Pra “Pse nuk shkon Sali Berisha .,.
    vath ne vesh, ok??

  11. Marinelaj says:

    z gazetar! Pas “pse” ne gjuhen e paster shqipe vjen kallezuesi dhe nese niset nga anglishtja edhe ne kete rast e ke gabim:
    ne fjalite pyetese kallezuesi vjen perpara Pra “Pse nuk shkon Sali Berisha .,.
    vath ne vesh, ok???

  12. spartak says:

    Sali Berisha ka shumë gjynahe e veprime të mbrapshta mbi kurriz , të cilat do t’i lajë , por , në asnjë mënyrë të mos merret dhe etiketohet për budalla ose i marrë . Në gjithë këta 26 vjet , ka qenë dhe mbetet akoma politikani dhe njeriu më i zgjuar e më dinak që kanë qenë në postet drejtuese të këtij vendi . Këtë zgjuarsi dhe dinakërinë e lindur , i ka vënë gjithmonë vetëm dhe vetëm në shërbim të vehtes dhe familjarëve të tij .
    Ai i vuri Lulit 2 llapushat e syve ( si ato të kalit ) e sistemoi dhe i pastroi zërin në çadër dhe pasi i futi mizën e pëllitjes , e bëri aq budalla dhe lolo , sa s’ka nevojë të shkojë më vetë . E bën Luli me zhurmën e tij , atë që i nevoitet Salës në këtë moment.
    Mos pritni të shkojë më Sala , sepse më duket po i del çupë e gjithë kjo ngrehinë , dhe Sala , si gjithmonë , hedh gurin e fsheh dorën , e priteni kur të shpalosë ndonjë platformë si shpëtimtar e pararendës i progresit .

  13. Alidemsi vjeter says:

    Prandaj pashe Shkullakun ne cader se ka ndermend te shkoje per “haxhillek” ne Meke ?

  14. Shqiptari nga Kosova says:

    “Kabe”, po per cka i shkon mendja atij..? Vetem per te bere keq..!
    Dosja e Saliut dhe Lulashit eshte kaq voluminoze sa duhet gjithe gjyqtaret e evropes te merren me to..!

  15. Luli says:

    po me SHKULLAKUN ç’keni?
    Nga e keqja e ka ai.!Si ka zënë dhembi mish!😄

  16. Tema says:

    çadra e protestes eshte nje shpikje per te vjedhur pushtetin e opozites demokrate te vendit tone ku bota ka preokipime te tjerra ne vazhdimsi dhe s’merret me idiotsira politike duke edukuar qytetarin ne kah te kundert me ecurin e njerzimit.

Lini një Përgjigje te spartak Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *