Shkodër/ Rama: Sot kemi gjykatës me 18 apartamente! “Viktimave” të gjykatave nuk u hyn në xhep qeveria teknike. Vetting-u pastron Drejtësinë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

“Vrasësi kapet nga policia sepse vrau, por gjykatësi tha e lirojmë se nuk ka prova, ai del nga burgu dhe vret sërish. Tani si ta kuptojmë këtë gjykatës ne?”

Ky ishte një prej shembujve që kryeministri Edi Rama dha në auditoret e Universitetit të Shkodrës përballë studentëve mbi Reformën në Drejtësi.

Sipas kreut të qeverisë, është e pafalshme që të qëndrojnë në krye të detyrës gjykatës me 18 apartamente e pasuri që nuk i justifikojnë me pagat që kanë marrë ndër vite.

“Sa pasuri ka gjyqtari, sa të trashëguara sa të fituara me punë, sa i aftë është të bëjë detyrën që i është caktuar, ja këtë bën Vettingu”.

Sipas kryeministrit, ‘viktimat’ nga gjykatat nuk duan qeveri teknike. “Nuk e di çfarë po ndodh tani në këto momente në gjykatën e Shkodrës. Se vendime jepen cdo ditë.

Kështu dikujt i merret e drejta dhe i jepet të drejtë të padrejtit. Dhe viktima shkon në darkë i lodhur e dëgjon në televizor kërkesat e opozitës për qeveri teknike. Më falni, po për çfarë i hyn në xhep atij, qeveria teknike?”

Rama foli edhe për Reformën në Arsim, por jo vetëm, që sipas tij ka bërë që tashmë çdokush të marrë atë që i takon në bazë të meritës.

”Sot është e pamundur që me para, me shoqëri, me mik të mund t’i dalësh përpara dikujt që e meriton më shumë se ty vendin qoftë në publik, qoftë në privat. U vendos një dysheme me mesatare 6, sot nuk ka asnjë me mesatare nën 6.”, tha Rama nga Universiteti i Shkodrës ”Luigj Gurakuqi”, ku ishte i ftuar.

 

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Shkodër/ Rama: Sot kemi gjykatës me 18 apartamente! “Viktimave” të gjykatave nuk u hyn në xhep qeveria teknike. Vetting-u pastron Drejtësinë”

  1. Qifi jot says:

    Ju te gjithe plehra jeni duke fillur me ty qe shkaterrove tiranen dhe tani gjithe shqiperine. Vetingu nuknmundbte behet pikerisht se ka plehra si puna jote e sinpuna e bashes berishes nanos etj etj……. pra te gjithe llum jeni.

  2. vaso says:

    Cilesi e madhe.I ka leket per ta pasur 6 mesataren.Nuk eshte ndonje dysheme e veshtire.Me mik pa mik te gjithe ne nje thes.Reforme, jo shaka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *