Shqiptari dhunë ndaj gruas: Do përfundosh mes pellgut me gjak

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Një shtetas shqiptar në Rimini të Italisë  ka ushtruar terror mbi bashkëshorten e tij.

Pas një konflikti të gjatë që kishin pasur në shtëpinë e tyre, ata kishin vazhduar zënkën edhe nëpër rrugët e qytetit.

Referuar mediave italiane, 60 vjeçari e ndiqte pas gruan me një çekiç në dorë duke i bërë thirrje të kthehej ose përndryshe do ta mbulonte pellgu me gjak.
Policia e vendit fqinj, është sinjalizuar rreth orës 20:30 të mbremjes dhe ka shkuar menjëherë në vendngjarje.

Edhe pse në prani të efektivëve, agresori ka vijuar me akuzat dhe kërcenimet ndaj bashkëshortes.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në afërsi të rrugës “Curiel” ku familja shqiptare jeton prej vitesh.

Banorët e zonës thonë për median italiane se kryefamiljari është një njeri i alkolizuar dhe shpesh herë bëhet protagonist i ngjarjeve të tilla.

Menjëherë pas ngjarjes, policia ka shoqëruar 60 vjeçarin në burgun “Casetti”, nën akuzën për dhunë në familje.

Mediat lokale ende nuk bëjnë të ditur identitetin e tij.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Shqiptari dhunë ndaj gruas: Do përfundosh mes pellgut me gjak”

  1. Spartaku says:

    Futeni branda dreqin,dhe i jepni te pije shurren e tij,ndoshta dehet me shume.

  2. ti je muslimon,mos luaj ''evropianin'',vendi yt eshte ne keli..........allah uakbar! says:

    hahahaha,identiteti i nje killer-i ndaj nje femre ka vec nje emer: sunit shqipfoles,lloji i kafshes………………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *