Sulme me bomba në Afganistan, 16 të vrarë

1 Mars 2017, 20:29Bota TEMA

Nga dy sulmet me bomba në Kabul të Afganistanit humbën jetën 16 persona dhe u plagosën 40 të tjerë.

Përgjegjësinë për sulmet i kanë marrë talebanët.

Një makinë-bombë shpërtheu në portat e selisë së policisë në perëndim të kryeqytetit.

Policia tha se disa militantë më pas hynë në oborrin e policisë dhe u përplasën me policinë.

Ndërkohë, një kamikaz hyri në një zyrë në lindje të Kabulit, ku gjendet agjencia kombëtare e inteligjencës dhe shpërtheu eksplozivët e tij.

Dy persona humbën jetën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje