Tahiri: Përpjekje nga disa kryetarë bashkish për keqinformim të qytetarëve për qendrën e votimit. Buxhet për njoftimin e zgjedhësve

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Të gjithë njësitë vendore kanë detyrimin për të shkuar derë më derë dhe për të njoftuar zgjedhësit për adresën e qendrës së votimit.

Kjo është hera e parë që një proces i tillë do të kryhet edhe pse është detyrim ligjor që prej vitit 2007.

Prezantimi i nismës është bërë publik nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri gjatë një tryeze me drejtuesit e Bashkive dhe Prefektët për përgatitjet e procesit zgjedhor.

‘’Nga sot çdo bashki do të ketë buxhet të përcaktuar të akorduar nga Ministria e Punëve të Brendshme, me ekipe të caktuara dhe me formatin e caktuar.

Të trokitet në çdo derë për t’i treguar zgjedhësve qendrën e tyre të votimit.

Kjo është nga ato detyra që nuk pret. Është nga ato detyra që duhet të ishte bërë në të kaluarën dhe është një nga ato detyra që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme’’, tha Tahiri.

Duke marrë shkasë nga disa abuzime të bëra nga bashkitë, ministri Tahiri ka paralajmëruar të gjithë krerët e bashkive të mos të shkelin ligjin.

‘’Çdo bashki pavarësisht kryetarit të bashkisë dhe bindjes politike ka detyrimin t’i shërbejë qytetarëve.

Ka disa përpjekje, të cilat janë për t’u dënuar nga disa bashki të caktuara të cilat po përpiqen të keqpërdorin të drejtën ligjore që kanë për të shërbyer qytetarët duke i keq informuar qëllimisht për qendrat e votimit.

Kjo ka ndodhur në disa raste dhe Policia e Shtetit do të bëjë referimet përkatëse në prokurori’’ theksoi ndër të tjera ministri Tahiri.

Ministri shtoi se ka 2 Shqipëri paralele, një që qytetari e di ku banon dhe diku tjetër është rregjistruar. Aktualisht është në fuqi afati për ndryshimin falas të gjendjes civile.

Gjatë fjalës së tij, Tahiri informoi se janë ulur me 7 herë dublimet në listat zgjedhore.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Tahiri: Përpjekje nga disa kryetarë bashkish për keqinformim të qytetarëve për qendrën e votimit. Buxhet për njoftimin e zgjedhësve”

  1. Drejtësia says:

    Pastroni listat se kanë qënë një skandal.I kish bërë Poni me Telitin çorap e dini apo jo?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *