Taulant Balla firmos peticionin pro Vetting-ut: Mos ta lëmë Bashën dhe Berishën ta marrin peng

Deputeti socialist Taulant Balla, ka firmosur peticionin pro vetting-ut në Elbasan.

Ai ka bërë thirrje që ky peticion të votohet masivisht, me qëllim që vetting të mos merren peng nga Basha dhe Berisha.

“Vetingu eshte ne momentet e veta me kritike. Javet e ardhshme, parlamenti do te duhet te votoje dy komisionet qe do te mundesojne vetingun teresor te prokuroreve dhe gjykatese. Por vendimi i Berishes dhe Bashes per te bojkotuar parlamentin do te thote se te dy keto komisione nuk do te ngrihen dot, e per pasoje vetingu do te bllokohet.

Bllokimi i vetingut do te thote bllokim i reformes ne drejtesi. Bllokimi i vetingut do te thote bllokim i hapjes se negociatave mes Shqiperise dhe Bashkimit Europian.

Bojkot dhe bllokim, vetem e vetem qe Basha dhe Berisha te shpetojne gjykates dhe prokurore te korruptuar nga vetingu.

Ne duhet te shpetojme vetingun. Ne duhet te pastrojme sistemin e drejtesise ng ate paaftet dhe te korruptuarit. Nese nuk do te nisim vetingun, frutat e kalbura do te mbeten pjese e sistemit gjyqesor dhe do te kalbin vete sistemin.

Eshte koha qe cdo shqiptar e shqiptare qe mbeshtese vetingun, te tregoje vendosmeri  dhe t’i kundervihet atyre qe perpiqen te bllokojne vetingun.

Shqiperia meriton nje sistem gjyqesor te paster, te drejte, larg korrupsionit.

Vetingu do te na e mundesoje kete sistem te paster drejtesie.

Vetingu do t’i mundesoje cdo shqiptari drejtesine e munguar.

Vetingu do te ndihmoje ekonomine permes rritjes se investimeve te huaja.

Vetingu do te na mundesoje integrimin europian”, tha Balla.

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Taulant Balla firmos peticionin pro Vetting-ut: Mos ta lëmë Bashën dhe Berishën ta marrin peng”

  1. Mina mina says:

    Vetingu nuk do na ndihmoj te shpetojme nga mafia roze!!! Te gjithe duam drejtesi, por jo ta leme ate ne duart tuaja kriminele!!! Mos abuzo, sepse eshte dhe PS pjese e padrejtesise qe na ka sjelle ne kete pike uleritese!!! Opozita e bashkuar, te bllokoje gjithcka, deri sa dhe ju te jeni te barabarte mes te barabarteve!!! N.q.s. opozita nuk e con deri ne fund luften per tranparence, do e kete humbur pergjithmone kredibilitetin e vet dhe si e tille nuk mund te besohet per qeverisje!!! Jepni doreheqjen dhe mos denigroni me “kauzen e vetingut”, se jeni bere qesharak!! Ketu ka vend shprehja “Therret hajduti, e kapa hajdutin!!!”

  2. Jani says:

    Ka njeri qe di me shume per kete ceshtje te ma sqaroje,ben pune ky peticion apo thjesht per propagande.Faleminderit.

  3. Milan says:

    Vetingu behet per te gjithe jo vetem per kriminelet por zoteria pak me l’art ska kupuar asgje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *