Tifozët e Arsenalit kërkojnë largimin e Wenger

1 Mars 2017, 15:08Sport TEMA

Në Prill të vitit të kaluar, protesta e organizuar nga shumica e tifozëve të Arsenalit në sfidën ndaj Norwich City-it në Emirates, nuk shkoi ashtu sic pritej sepse drejtuesit e klubit nga frika se mund të zhgënjenin tifozët më besnikë të trajnerit francez, të cilët e mbështetën Wenger-in me koret e tyre edhe në atë ndeshje, vendosën të mos merrnin një vendim drastik duke shkarkuar trajnerin. Ajo ishte hera e parë dhe e fundit në të gjithë sezonin e kaluar që tifozët e Topcinjëve i dolën në krah teknikut francez edhe pse më pas këta të fundit nisën ta ofendonin francezin pas humbjes së parë të këtij sezoni që pësoi Arsenali në sfidën hapëse ndaj Liverpoolit.

Durimi e ka një fund dhe tashmë të gjithë kanë dalë kundër, Wenger-it duke kërkuar largimin e tij nga stoli i Arsenal-it, madje edhe fansat më besnikë të 67-vjecarit. “Arsene ka qenë një trajner fantastik dhe do të jetë gjithmonë një legjendë e Arsenal-it, por ka ardhur momenti që ai të largohet dhe duhet ta bëjë dicka të tillë me kokën lartë duke mos lejuar që gjërat të përkeqësohen akoma edhe më shumë”, deklaroi një tifoz i Topcinjëve të Londrës.

Asnjë progres në gjithë këto vite, me Arsenalin që në 13 sezonet e fundit nuk e ka fituar asnjëherë titullin kampion në Angli. Transferimi nga Highbury në Emirates, nuk ishte fatësjellës dhe tifozëve të Arsenalit u kanë ngelur në mendje vetëm sukseset e të kaluarës sepse në vitet e fundit zhgënjimet që kanë marrë kanë qenë të shumta. Cdo histori e bukur apo e trishtuar e ka një fillim por edhe një fund, dhe ajo që mund të themi është se mbretërimit të Arsene Wenger në stolin e Arsenalit po i vjen me të vërtetë fundi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje