Udhëheqësi i ISIS-it: Irakun e humbëm, kthehuni në Evropë e hidhni veten në erë

1 Mars 2017, 13:28Bota TEMA

Udhëheqësi i Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi e pranoi se ISIS e humbi luftën në Irak, por ai u bëri thirrje luftëtarëve të tij, që ose t’ia mbathin për të shpëtuar, ose të kryejnë sulme kamikaze në Irak e Siri, si edhe Evropë.

Truri i organizatës terroriste ka dërguar një deklaratë të quajtur “fjalimi i lamtumirës”, e cila është shpërndarë mes predikuesve të ISIS-it dhe klerikëve në disa pjesë të Irakut, që janë ende nën kontrollin e xhihadistëve.

Sipas medieve lokale, ai u ka bërë thirrje mbështetësve të ikin e të fshihen, ndërsa “luftëtarëve jo arabë” u ka thënë të rikthehen në vendet e tyre dhe të hedhin veten në erë, sipas premtimit “72 gra në qiell”.

Lajmet për deklaratën, e cila gjithsesi nuk është verifikuar ende, vjen në një kohë kur ushtria irakiane e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara mori kontrollin e rrugës së fundit më të madhe në perëndim të Mosulit, që ishte në duart e ISIS-it.

3 komente në “Udhëheqësi i ISIS-it: Irakun e humbëm, kthehuni në Evropë e hidhni veten në erë”

  1. shqip says:

    Sa injorante mban ky rruzull. Me inteligjent eshte majmuni se keta . 72 gra ne qiell. Imagjinoni ata mjeker peshtiresat te zihen mes tyre kush te hidhet perpara ne ere. Jo rastesishte vendet ku mbizoteron innoranca , Jane edhe me te pa zhvilluarat e globit. Ne nje kohe qe dubai edhe pse vend musliman , eshte zhvilluar fale hapjes me kulturat e tjera. Tani qe ky kellira ben thirrje te marrin arratine , do na qelbet vendi me pantallona treçerekesh, e mjekroshe qe vijne ere perç. Ku je Enver , se ti i beje te faleshin mire. Ne Spaç Duke shtyre vagonat.

  2. Arben says:

    Ne fund te ferrit te shkofte shpirti o krijese shkerdhate qe nuk duhet te kishe lindur. Kurre nuk do ta arrish ate qe ke ne zemer o majmun me forme njeriu. O krijese e ferrit shko vetem ne ferr dhe mos merr me vete njerez ktu ne toke se kurre nuk do fitosh ne kete bote,mallkuar dita qe ke lindur.

  3. tomsojeri says:

    Kush e gatoi kte corb or ti mik !! Ishin ne vendin e tyre ,nuk ngacmonin njeri ,mir keq ate qeleshe donin e fatkeqesia e tyre esht se kan naften qe te fortet e dun per vete ! I shpartallun ,ju futen zjarrin mren ne shpi e ata u derdhen deteve e rugeve te shpetojn koken dhe femijt e tyre ! Ju a kthyen atdheun ne sketer e tani kan frik se do u zejn deren ! Histori e eger dhe e dhimbeshme njerzish te pafajshem qe u kthyen ne egersira e hidhen ne er pa pyetur se vdesin dhe vet ! E gjith kjo ,per naften dhe qe Izraeli te mos kercenohet nga fuqizimi i tyre ! Nje armiqsi shekullore qe ne vend te gjenin rugen e paqes zgjodhen kte kaos cnjerzor vdekjesh ,emigrimesh ,viktimash pa fund ! ……..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje