Vasili i shkruan Vlahutin: Të saktësohet letra e Calaveras për ONM. Dua sqarime

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ministri i Drejtësisë Petrit Vasili i përgjigjur përmes një letre kreut të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Ruiz- Calavera në lidhje me rolin e këtij organizmi që do të mbikëqyrë procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për Vettingun.

Në letrën e tij Ministri Vasili kërkon që të saktësohen disa deklarata të Genoveva Ruiz-Calavera në lidhje me ONM-në dhe PMU-në (Project Menagement Unit) për Vetingun.

Sipas ministrit, duhet bërë e qartë roli dhe funksionimi i PMU-së me institucionet shqiptare, akreditimin e vëzhguesve ndërkombëtarë, rregullat e pajisjes së tyre me certifikatat e sigurisë dhe mënyrën e komunikimit.

Për dijeni ky komunikim i dërgohet edhe Presidentit Bujar Nishani, kreut të Kuvendit Ilir Meta, kryeministrit Edi Rama dhe ambasadorit të SHBA, Donald Lu.

LETRA E PLOTË

Para se gjithash me lejoni T’Ju falënderoj për komunikimin Tuaj të fundit, nëpërmjet të cilit përcillet një sqarim i zj. Genoveva Ruiz-Calavera, lidhur me rolin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM).Nga shqyrtimi i kujdesshëm i këtij komunikimi, do të vlerësoja për t’u marrë në konsideratë disa momente:

Së pari, krijimi i një PMU-je (Project Menagement Unit) për projektin IPA për Rivlerësimin Kalimtar të Prokurorëve dhe Gjyqtarëve (Vetting-ut), krijon një kornize te karakterit organizativ dhe mund te vleresohet si nje hap i pare dhe i dobishem, per zbatimin e procesit vetting.

Së dyti, në sqarimin e zj.Calavera, shfaqet termi i ri i strukturës “Governing Board”, ndërkohë që në prezantimin e mëparshëm të datës 07 shkurt 2017, kjo strukturë emërtohej “Management Board” dhe nuk ka asnjë shpjegim për këtë ndryshim të emërtimit, pasi në vlerësimin tonë ndryshimi i emërtesës logjikisht lidhet edhe me mënyrën e funksionimit të tij, apo rolit që ai do të ketë konkretisht në proces.

Së treti në përmbledhje të këtij sqarimi zj. Calavera, referon se “këtej e në vijim për të mos patur asnjë keqkuptim, çdo komunikim do t’i referohem vetëm ONM-së (IMO)”.Kjo situatë kërkon sqarim të mëtejshëm, pasi duhet qartësuar në mënyrë shteruese nëse komunikimi do të mbahet nëpërmjet PMU-së, e cila paraqet në vetëvehte realisht një strukturë gjithëpërfshirëse apo ONM-së, e cila ka një parashikim kushtetues të mirëpërcaktuar.

Së katërti, duke vlerësuar të gjitha komunikimet në vijimësi dhe përkatësisht letrën e zj.Calavera në datën 07 shkurt, letrën e z.Hahn të datës 17 shkurt, si dhe komunikimin më të fundit të zj.Calavera, të datës 27 shkurt 2017, në funksion të detyrimeve ligjore, që procesi i vetting ka, është shumë e domosdoshme të përpilohet Rregullorja e Funksionimit të PMU-së.

Kjo Rregullore e funksionimit të PMU do të përshkruajë qartë;

a. mënyrën e komunikimit te PMU-se me institucionet shqiptare,

b. mënyrën e akreditimit te vëzhguesve ndërkombëtarë si pjese e ONM-se, për të mundësuar vëzhguesve ndërkombëtarë komunikimin e drejtpërdrejtë dhe pa asnjë kufizim me institucionet qe parashikon Kushtetuta dhe ligji, me objekt te përcaktuar,

c. rregullat e pajisjes se tyre me gjithe Certifikatat përkatëse të Sigurise, qe u mundesojne shqyrtimin e dokumenteve të caktuara shtetërore, si dhe,

d. menyren komunikimit to rekomandimeve të tyre, ne adrese të institucioneve shqiptare të ngarkuara me ligj per rivleresimin kalimtar.Se fundmi, ashtu sikurse eshte parashikuar edhe nga termat e projektit IPA qe financon procesin e Vetting-ut, duhet percaktuar sa me pare edhe Perfaqesuesi i Shqiperise, ne Komitetin Drejtues to Projektit.

Qartesimi i momenteve të mesiperme eshte teper i rendesishem pasi siguron transparence ne komunikim, qarteson rolin, detyrat dhe pergjegjesite e gjithesecilit ne proces, si dhe eviton keqkuptime apo keqinterpretimet, të cilat do të sillnin vonesa të pajustifikueshme dhe veshtiresi ne zbatimin e procesit të rivleresimit kalimtar to gjyqtareve dhe të prokuroreve ne Republiken e Shqiperise.

Gjithashtu reflektimet e mesiperme, do të ishin hapa të metejshem ne respektimin e ligjshmerise, qe rregullon procesin e vetting-ut, duke e bere ate sa me solid dhe të pa atakueshem, si dhe adresojne nje pjese të shqetësimeve të ngritura me pare ne komunikimet tona me Ju.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

10 komente në “Vasili i shkruan Vlahutin: Të saktësohet letra e Calaveras për ONM. Dua sqarime”

  1. Drini says:

    Cudi e madhe te gjithe e kuptojne Zonjen Calebvero, vetem vasili nuk e kuptoka. Shqip fare ta tha qe merr merret tuaja nuk bejne asnje sens, MJere cile kemi minister drejtesie. Semundje e bute Vasil petriti eddhe vasil edhe petrit nuk shkon fare ama.

  2. Kris says:

    Pas letrave qendron Meta! Vasili eshte vene ne radhe te perdoret! Sa e lehte eshte, per shqiptaret, te “perdoren” nga udheheqesit e tyre mafioze! Por edhe ministri,doktor, i drejtsise ka hallin e tij kur ka qene minister i shendetsise! Shume e ngateruar kjo Shqiperi e shkrete! Hajdutet e kriminelet jane hedhur ne sulm! Eshte “shansi” i tyre i fundit per te shpetuar! Nga ana tjeter me metianet jane berishianet me Berishen Lule-n ne krye! Prisni dhe shpresoni!

  3. Shelgura says:

    O petrit ziu
    Kaq budallenj i di shqipëtarët
    Si byth lëpirës që je

  4. Dajti USA says:

    Nuk ke faj Vasil,per te shpetuar kryetarin,LIKE,ti do besh te pamunderen,kot nuk te beri minister,po kur thote z. Ngjela,kot lodheni,vetingu do behet,dhe Meta-Saliu nuk shpeton dote.

  5. Litar says:

    Ore ( petrit vasili ) ti je nje hajdut-ordiner ishe-pa brek … me te vjedhur e me te grabitur je milioner domethen me dollar, Cdogje to te konfiskohet dhe breket … me kominoshe ne burg dhe celsat do te hidhen ne dete…Ajo gruaja e huaj me ndimen e Luit domethen Z. Genoveva Ruiz Calabera eshte firmosu per 1000 arestime me Tirane. Dhe populli eshte gati t’u marre cdo gje qe kini ne shtepi dhe parat te fshheura ne qyp.

  6. Litar says:

    Ore ( petrit vasili ) ti je nje hajdut-ordiner ishe-pa brek … me te vjedhur e me te grabitur je milioner domethen me dollar, Cdogje to te konfiskohet dhe breket … me kominoshe ne burg dhe celsat do te hidhen ne dete…Ajo gruaja e huaj me ndimen e Luit domethen Z. Genoveva Ruiz Calabera eshte firmosu per 1000 arestime me Tirane. Dhe populli eshte gati t’u marre cdo gje qe kini ne shtepi dhe parat te fshheura ne qyp…

  7. shqip says:

    Me fal , po ky eshte idiot . C’mund te kuptoje ky kur nuk eshte jurist. Tregon vetem qe zvarritet pa kuptim per te vonuar vetingun. Per ta ndalur nuk e ben dot, se nje here ai do funksionoje. Nderkombtaret e eine qe ketyre su pelqen, po bejne durim edhe kur keta katunaret e politikes nuk dine abc e gjuhes . Ne fund ai qe do perfundoj pas hekurave nuk eshte as Lu, as vlahutin. Po so jete shefi e lesh e lise , dhe nenpunesit e cadres ne bulevard. Karagjoz qe s’je tjeter o petriti i lesh e lise.

  8. Drejtësia says:

    Po ça ke o Vasil pse trëmbeni kaq shumë Ti e shefi jot mo?
    Në fund të fundit burgu për burra është.
    Yyyyyyyyyy bajga të ndyra.

  9. dada says:

    SA idiotizma me duket kjo e Vasilit, shko bisedo nga afere zoteri se po tegon paaftesin tyaj dhe te LSI

  10. KUR DO FILLOJ VENTINGU SE PLASEM.... says:

    E po kjo puna jone ska vend te tregohet ,thote ky Vasili qe eshte antikushtetues kontrolli nga te huajt por :
    PSE MOS VALLE ESHTE KUSHTETUESE TE VJEDHESH TI DHE BANDA JOTE MILIARDA NGA PARATE TONA ???????????
    Kesaj i thone mblidh nje bord hajdutesh si ju dhe te vendosni te vetkontrollohet gjithe bordi i hajduteve .
    Ka nje antikap ky Vetingu me te gjithe keta te bandes .(se mos jane pak keta !!!!!!!) Ata nuk do ta pranojne kurre .
    Beni nje referendum qe te vendoset te filloj Vetingu pa kete bande kryehajdutesh .
    Disa ujqeve qe hanin cdo dite dhente , u thirren ne nje “bord” qe te kontrollonin gjithe ujqerit e pyllit dhe te gjenin se kush nga ujqerit kishin ngrene delet e kopeve .
    Kesaj keshtu i thone do vetkontrollohen keta hajdute qe kane bere namin ne “kopene” tone .
    Eshte absurde ………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *