VIDEO / Ja si mund të paguash parkimin në Tiranë përmes celularit

Ndonëse ka vetëm dy ditë që ka nisur nga zbatimi, nisma e Bashkisë së Tiranës për pagesën elektronike të parkimit është përkrahur nga drejtuesit e automjeteve. Shumë prej tyre shprehen se kjo u ka kursyer atyre mjaft kohë dhe ka përmirësuar shërbimin duke e futur qytetin e Tiranës në të njëjtin rang  si shumica e qyteteve të zhvilluara, ku kontakti fizik është totalisht i eliminuar.

Çdo qytetar i Tiranës ka mundësinë të paguajë me celularin e tij dhe të paguajë parkingun për aq orë sa do të qëndrojë, vetëm duke dërguar numrin e targës tek numri i Bashkisë, 50-500 i cili është i aksesueshëm nga të gjithë operatorët.

Pas dërgimit të SMS, drejtuesit e automjeteve paguajnë parkingun për një orë, ndërsa 10 minuta përpara se të përfundojë koha e parkimit, do të vijë një SMS i cili do të thotë, “Mund ta lëvizësh makinën sepse po të përfundon parkimi ose duhet të çosh edhe një SMS tjetër, nëse do të paguash edhe për një orë tjetër”.

Projekti po pilotohet fillimisht në rrugën “Myslym Shyri”, në rrugën “Ibrahim Rugova”, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, e mandej do të shtrihet në të gjithë zonën A.

Çdo e ardhur që vjen nga parkimi do të shkojë për realizimin e punëve publike në qytet dhe për mbjelljen e pemëve në Pyllin Orbital.

Për më tepër, shihni videon ku demonstrohet procedura e thjeshtë e pagesës së parkimit në Tiranë.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...