Vuçiç: Kosova, pengesa më e madhe e Serbisë për hyrjen në BE

1 Mars 2017, 17:46Rajoni TEMA

Kryeministri Aleksandar Vuçiç tha se Kosova është problemi më i vështirë të cilin Serbia duhet ta zgjidhë, që të integrohet në Bashkimin Evropian.

Deklarata e tij u bë gjatë një takimi me përfaqësues të Komisionit dhe Këshillit Evropian, ku u theksua se pavarësisht kësaj, Serbia është e përkushtuar drejt anëtarësimit në familjen e madhe evropiane.

“Rruga më e vështirë ka kaluar me shumë punë. Por tani Serbia e ka të vështirë kapitullin e 35-të mbi Kosovën. Por Serbia mbetet e përkushtuar drejt anëtarësimit në BE”, tha Vuçiç.

Kryeministri serb shtoi se qytetarët serbë e shohin BE-në si një makineri që u bën presion rreth Kosovës.

“Qytetarët serbë herë pas here e shohin BE-në si një lloj makinerie që u bën shumë presion për shkak të Kosovës, e cila ka qenë gjithmonë problemi më i madh i BE-së në regjionin tonë”, shtoi ai.

1 komente në “Vuçiç: Kosova, pengesa më e madhe e Serbisë për hyrjen në BE”

  1. tr says:

    Politikanet fshihen pas qytetareve , ndersa kur bisedon me qytetaret, ata shprehen se politikanet jane ata qe kane sjelle percarje .
    Qytetareve Serb nuk i intereson Kosova ,por jetesa ne vendin e tyre .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje