20 vite nga 1997, Piramidat mashtruese, hapja e depove, gjendja e Jashtëzakonshme, roli i Berishës President dhe Nanos nga burgu

Sot është data 2 mars. 20 vite më parë shpallej gjendja e jashtëzakonshme e shtetrrethimi nga Berisha, ndërsa sot PD proteston para Kryeministrisë.

Më 2 mars 1997 Kuvendi shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në të cilin përfshihej edhe ndalim

qarkullimi nga orët e mbrëmjes deri në mëngjes.

Protestat për rënien e skemave piramidale sollën rënien e shtetit shqiptar, ndërsa nga burgjet dolën mbi 5 mijë të dënuar.

Mes atyre që dolën nga burgjet ishte edhe Fatos Nano. Fatos Nano u arrestua në 30 korrik 1993 në Tiranë dhe u lirua më 13 mars 1997, pas revoltave të armatosura në jug të vendit.

Nga hapja e depove të ushtrisë u morën mbi 650.000 armë luftarake, që sollën më pas edhe shumë viktima.

Po në 2 mars 1997 Kuvendi miratoi ligjin për bashkimin e shërbimit Sekret me ministrinë e Brendshme. Kryetari i SHIK Bashkim Gazidede u emërua kryetar i operacionit për normalizimin e situatës.

Më 3 mars kuvendi zgjodhi Sali Berishën për një mandat të dytë si President i Republikës.

Më 3 mars persona të panjohur pasi spërkatën muret me benzinë i vunë flakën dhe dogjën redaksinë e gazetës “Koha Jonë”.

Më 13 mars u miratua dhe u krijua qeveria e Pajtimit Kombëtar me kryeministër përfaqësuesin e PS Bashkim Fino.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “20 vite nga 1997, Piramidat mashtruese, hapja e depove, gjendja e Jashtëzakonshme, roli i Berishës President dhe Nanos nga burgu”

  1. Kris says:

    Jo ky nuk eshte Berisha,qe i vuri flaken Shqiperise! Berisha eshte ne opozite! Ben opozitarin! Ka dhene doreheqjen nga kryetar i PD! Eshte jashte c’do lloj vendim marrje! Po lufton korrupsionin dhe drogen qe perhapi Lazarati! Me Dashon dhe Mediun e Gerdecit! Me Basha femijen ne 21 janar dhe tani ne bulevard! Krimineli kthehet ne vendin e krimit! Pra nuk ishte Berisha!

  2. Keto qe jane botuar i dime,por pikepyetja eshte ku shkuan paret tona?crol pati salikomunisti me qeverine e tij?Sa perfituan njerezit e politikes?Kush fshihesh pas sudes?kush i mori pronat e vefes dhe gjalices?si u bene te pasur politikanet pa punuar? po vjehri i lulit sa thase mori nga vefa.?a u be ndonje hetim per keto apo ata qe moren paret tona sot jane futur tek cadrat si harixhinjte dhe hane pica dhe zene dashnore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *