Ambasadori amerikan në Shkup: Ivanovi ta rishqyrtojë vendimin për mandatarin, fqinjët të përmbajtur

2 Mars 2017, 12:14Rajoni TEMA

Ambasadori amerikan në Shkup, Jess L. Baily, i ka bërë thirrje presidentit Gjorge Ivanov që ta rishikojjë edhe njëherë vendimin për mosdhënien e mandatit liderit të LSDM-së Zoran Zaev.

Baily u shpreh se deklaratën e jep si përfaqësues i partnerëve strategjikë të RM-së dhe si miq të cilët e respektojnë plotësisht sovranitetin dhe integritetin e Maqedonisë.

Baily njëherësh iu bëri thirrje fqinjëve të Maqedonisë që të tregohen të përmbajtur dhe të jenë konstruktiv, në këtë moment, siç u shpreh, shumë të ndjeshëm politik.

Baily gjithashtu ka theksuar se SHBA-të mbrëmë janë dëshpëruar kur mësuan se Ivanovi nuk i ka dorëzuar mandatin Zaevit, për t’i dhënë kështu mundësinë që të formojë qeveri.

Ambasadori amerikan në Shkup, Baily, ka shprehur shqetësimin e tij për gjendjen aktuale në Maqedoni. Për mes një statusi në “Twitter” ai thotë se pajtohet me deklaratën e eurokomisarit Johanes Han i cili e kritikoi vendimin e presidentit Ivanov mos ia dhënë mandatin Zoran Zaevit.

“Maqedonia largohet nga parimet demokratike dhe sundimi së drejtës, të cilat janë vlerat themelore të NATOS”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje