BE kundër Ivanovit: Rishiko vendimin

2 Mars 2017, 12:43Rajoni TEMA

Edhe raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Europian, Ivo Vajgl e bëri të qartë se vendimi i presidentit Gjorge Ivanov bie ndesh me interesat e Maqedonisë.

Vajgl tha për Nova Tv se presidenti maqedonas duhet ta rishikojë vendimin e marrë, i cili, siç thotë ai, është në dëm të interesave të Maqedonisë dhe në kundërshtim me pritshmëritë e Parlamentit Evropian, apo institucioneve të tjera të bllokut që kanë shprehur mbështetje për Maqedoninë drejt integrimit euro-atlantik.

Partitë shqiptare kanë kritikuar vendimin e kreut të shtetit.

Aleanca për Shqiptarët tha se presidenti tregoi se është jokredibël dhe përçarës.

Lëvizja Besa doli me një deklaratë ku e cilësonte këtë si një moment shumë të trazuar për vendin dhe i drejtohej me një apel të drejtpërdrejtë Bashkimit Evropian dhe NATO-s për të ndihmuar në rivendosjen e sundimit të ligjit.

Ali Ahmeti reagoi gjithashtu duke sqaruar se deklarata e partive shqiptare nuk e cënon në asnjë mënyrë ose formë shtetin dhe unitetin e vendit e nuk profetizon federalizmin apo ndarjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje