BE: Të mos hyjnë në union amerikanët pa viza, politikë njësoj si Washington-i

2 Mars 2017, 17:20Bota TEMA

Qytetarëve nga Shtetet e Bashkuara duhet t’u ndalohet hyrja në Bashkimin Evropian pa viza përpara verës, për t’iu përgjigjur me të njëjtën mënyrë politikës së Washington-it, që nuk po lejon disa shtetas të BE-së të hyjnë në vendin përtej Atlantikut pa viza.

Parlamenti urdhëroi Komisionin të miratojë masat kufizuese kundër shtetasve të Shteteve të Bashkuara “brenda dy muajve”.

Ky është thelbi i votimit të ligjvënësve të BE-së gjatë kësaj të enjteje. Parlamenti Evropian votoi për të ushtruar presion ndaj Komisionit Evropian, organizmit ekzekutiv të BE-së, që të zbatonte një pezullim njëvjeçar si masë paraprake ndaj refuzimit të Uashingtonit për të lejuar hyrjen pa viza të shtetasve të Polonisë, Kroacisë, Qipros, Rumanisë dhe Bullgarisë, që të gjitha këto vende pjesë e bllokut 28-vendësh.

Një zyrtar i KE-së tha se po vijojnë kontaktet me administratën e Shteteve të Bashkuara për të “nxitur më tej reciprocitetin e vizave”, por nuk shpjegoi më tej faktin që duhet ndërmarrë një veprim i menjëhershëm.

1 komente në “BE: Të mos hyjnë në union amerikanët pa viza, politikë njësoj si Washington-i”

  1. Usa says:

    Trump eshte idiot, por me idiote jane ata shqiptare qe e mburrin kete plehre.
    Hani mut tani se as ne vendin e lindjes nuk do hyni me dot pa vize.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje