Deputetja: Protesta e opozitës është vetëvrasje

Deputetja socialiste, Olta Xhaçka tha se me protestën dhe bojkotin e Parlamentit, Partia Demokratike dhe opozita po izolojnë vetveten gjithnjë e më shumë në sytë e ndërkombëtarëve.

Duke folur në Top Story këtë të enjte, ajo foli për vizitën e Federica Mogherinit dhe mungesës në axhendën e takimeve të saj të Lulzim Bashës.

“Kjo është një vetëvrasje e opozitës. Nuk besoj që në një sistem demokratik të kërkosh ndryshimin e qeverisë në tavolinë. Opozita sot është e kapur me kauza të mbetura rrugës, në dukje pa identitet, pa ideologji mes dilemave mes kryetarit dhe ish-kryetarit”, tha ajo.

Kërkesa e opozitës, ajo e qeverisë teknike, nuk është zgjidhje.

“Qeveria teknike nuk mund të jetë zgjidhje as për atë që opozita thotë si problematike për zgjedhjet e ardhshme. Nuk mund të jetë zgjidhje qeveria teknike për reformën në drejtësi. Qeveria teknike nuk ka kompetenca për të bërë reforma, siç thotë PD që të votojë vettingun pas qeverisë teknike. Partia Demokratike po instrumentalizon pakënaqësitë e qytetarëve ndaj mazhorancës”, tha ajo.

Mazhoranca akuzon PD se proteston për të bllokuar reformën në drejtësi dhe Vettingun, por Xhaçka gjen edhe një tjetër arsye.

“Këto bëhen për të bllokuar vettingun, ku sipas marrëveshjes, opozita dhe qeveria ndajnë me përfaqësim të barabartë së dyti dhe për të sheshuar konfliktet brenda partisë”, u shpreh ajo.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Deputetja: Protesta e opozitës është vetëvrasje”

  1. rilindja e krimit says:

    Paska folur mbesa e Pellumbit, ish nusja e Shemsies se Gjallices me nje cv te pasur familjare. Mamane trafikante femijesh e me burrin te lidhur me aferat e ndranghetes se plehrave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *