Donald Lu thirrje PD-së të ndërpresë bojkotin dhe të votojë komisionet e vetingut

Ambasadori Amerikan Donal Lu në një drekë pune me disa gazetarë të njohur në vend i ka bërë thirrje PD-së të ndërpresë bojkotin dhe të votojë ne Parlament komisionet e vetingut.

Diplomati amerikan është shprehur në mbështetje të protestave, por jo të bojkotit që bllokon reformën në drejtësi dhe reformën zgjedhore.

Sipas tij, palët duhet të dialogojnë për të gjetur një zgjidhje, por pa penguar vetingun për të cilin është votuar në ndryshimet kushtetuese të 21 korrikut.

Diplomati amerikan shkëmbeu me gazetaret pikëpamjet e tij për raportet me aktorët politikë në vend dhe shprehu besimin se reforma ne drejtësi do te eci përpara pavarësisht vështirësive

Ai shprehu vlerësim pozitiv për rolin qe Ilir Meta kishte luajtur në ndryshimet kushtetuese për reformën dhe shpreson që do të gjendet një zgjidhje që reforma të eci përpara.

Ai tha se SHBA vazhdon të ketë të njëjtën vëmendje për reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit dhe terrorizmit njësoj si më parë, edhe pas zgjedhjes se Presidentit Donald Trump.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...