Gjykata Kushtetuese e Kroacisë hodhi poshtë iniciativën për ndalimin e abortit

2 Mars 2017, 15:34Bota TEMA

Gjykata Kushtetuese e Kroacisë hodhi poshtë iniciativën për ndalimin e abortit dhe bëri thirrje për ligj të ri.

Ky vendim u cilësua si historik pas viteve të fushatës nga konservatorët e mbështetur nga Kisha Katolike, për të përmbysur ligjin e viteve 1978.

Afro 90 për qind e popullsisë 4.2 milionëshe të Kroacisë është katolike.

Kërkesa për rishikim të ligjit që lejon abortin është bërë nga aktivistë konservatorë në vitin 1991, kur Kroacia ka shpallur pavarësinë nga ish-Jugosllavia, dhe është përtërirë vitin e kaluar.

Sipas interpretimit të kryetarit të gjykatës Mirosllav Sheparoviç çdo kufizim i vendimmarrjes së gruas, sa i përket shtatzënisë së saj, “paraqet ndërhyrje në të drejtën e saj kushtetuese për privatësi.

Gjykata po ashtu urdhëroi Parlamentin të miratojë një ligj të ri për rregullat e abortit, brenda dy vjetëve të ardhshëm, duke thënë se ligji aktual është i vjetruar.

Gjykata rekomandoi që ligji i ri të përfshijë masa parandaluese dhe edukative për të reduktuar numrin e aborteve.

1 komente në “Gjykata Kushtetuese e Kroacisë hodhi poshtë iniciativën për ndalimin e abortit”

  1. gENCI says:

    Kroacia po mbeshtet me ligj genocidin!
    Kroati vret foshnjat e veta kroate
    GENOCID, GENOCID!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje