Jashtë mikrofonit në Kuvend/ Bejte e Blushit ‘nga gozhda tek vrima’…Reagimi i Ramës dhe Gjiknurit…

Akuza, kundërpërgjigje dhe batuta mes ministrit të Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri kreut të LIBRA-s Ben Blushi në seancën e sotme plenare në Kuvend.

Sapo nisi të fliste nga foltorja e Parlamentit Blushi, lëshoi akuza në drejtim të qeverisë, të cilat u replikuan nga Gjinkuri.

Ky i fundit u shpreh i ‘zhgënjyer’ për faktin se Blushi kësaj here nuk recitoi ndonjë poezi.

Kaq ka mjaftuar që deputeti të marrë fjalën dhe ta thotë një bejte: “O burra o trima, hoqët gozhdën, ngeli vrima”, ndërsa i drejtohej dhe kryeministrit Rama.

Kjo shprehje ka shkaktuar të qeshura në sallë, ku mes tyre ishte dhe Rama, i cili kërkoi që Blushi ta përsëriste dy herë bejten.

DIALOGU:

Gjiknuri: Prisja ndonjë poezi

Blushi: Meqenëse se doje poezi. Ja po ta them: “O burra o trima, hoqët gozhdën, ngeli vrima”

Gjiknuri: Prisja më mirë se kjo bejte.

Ndërhyn Rama: Lerë, lëre ta thotë sërish.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *