Klosi: Llalla s'ka hetuar rastet korruptive, paratë e pista po shkojnë jashtë vendit. Ta fillojë me Rrugën e Kombit

2 Mars 2017, 09:01Kronika TEMA

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka lëshuar dje akuza të forta ndaj kryeprokurorit Adriatik Llalla. Dy ditë më parë, gazeta shkruante se kryeprokurori nuk hetonte pastrimin e parave, pasi nga 184 denoncime vetëm 5 kishte dërguar në prokurori.

Por për Klosin, Llalla ka dështuar me të gjitha rastet e korrupsionit.Prokuroria nuk mund të bllokojë hetimet për rastet e pastrimit të parave. Nuk më duket çudi, që me këtë kryeprokuror, çështja të karakterit korruptiv apo të krimit ekonomik të shkojnë deri në fund.

Nuk mbaj mend që çështje të mëdha të këtij karakteri të shkojnë deri në fund. Edhe në rastin e tenderave korruptivë që nuk mbështeten në ligj apo krime, nuk mbaj mend që hetimet të kenë shkuar deri në fund. P.sh rruga e Kombit është një vepër klasike e vjedhjes së parave publike.

Nëse ka një institucion që nuk i ka shkuar deri në fund gjërave, është prokuroria”, tha ai. Më tej ish-kreu i SHISH është shprehur se kohët e fundit ka pasur rritje të transfertave bankare jashtë vendit. Sipas tij, kjo bëhet nga frika e reformës.

“Është e vërtetë që para reformës po bëhen shumë transaksione jashtë vendit. Kjo ka lidhje drejtpërdrejt me vetingun. Dihet që ato janë para të vjedhura ose janë para të krimit. Kjo është provë integrale jo konkrete që sistemi gjyqësor është i korruptuar.

Nuk kanë pse biznesmenët të çojnë para jashtë vendit”, tha ai. Në raportin e Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave theksohet se janë shënuar 1300 raste gjatë vitit 2016. Por nga këto, vetëm 184 janë dërguar në prokurori.

Por organi i akuzës vetëm 5 raste ka dërguar në gjykatë, duke treguar dështimin gjatë gjithë karrierës. “Janë bllokuar 28 milionë euro në banka të dyshuara si para të pista. Paratë e dyshimta më së shumti vijnë nga trafiku i drogës, por dhe evazioni fiskal.

Raportimet na vijnë nga bankat, noterët, hipotekat. Mbi 300 raste të dyshimta kanë ardhur falë raportimit nga subjektet. Për vitin 2016 ka pasur 1300 raportime për transaksione të dyshimta”, është shprehur Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i DPP, Agim Ismaili, të martën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje