Kongresi amerikan do të hetojë ndikimin rus në zgjedhje

Kongresi amerikan është i shqetësuar nga lajmet se Rusia ka ndikuar në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së dhe ka vendosur hetimin nëpërmjet një komisioni dy-partiak te ndikimit rus në zgjedhjet e vitit të kaluar.

Paneli hetimor “House Intelligence” do të shqyrtojë kontaktet midis anëtarëve të konfirmuar të stafit të fushatës elektorale të presidentit Trump dhe Moskës.

Deri tani senatorët e partisë Republikane ishin treguar të hapur ndaj kërkesës për hetim të anëtarëve të partisë Demokratike.

FBI dhe Inteligjenca e Senatit, gjithashtu janë duke hetuar për të zbuluar ndërhyrje të mundshme të Moskës, gjatë zgjedhjeve të vitit të kaluar.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *