Kryeministri maqedonas i përgjigjet Ramës: Keni ambicie për ridefinimin e Maqedonisë, reformoni Shqipërinë

2 Mars 2017, 15:14Rajoni TEMA

Një ditë pas reagimit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për vendimin e presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, ka folur kryeministri teknik Emil Dimitriev, i cili i thotë kreut të ekzekutivit shqiptar se ndërhyrja e vazhdueshme e Tiranës në punët e brendshme të Maqedonisë shkakton dëm të madh në marrëdhëniet mes fqinjëve dhe është kundër vlerave evropiane.

“Besoni, ajo nuk i ndihmon askujt. Nuk i ndihmon Shqipërisë, qytetarët e së cilës presin nga ju të angazhoheni në dobësitë e qeverisjes dhe ato ekonomike. Nuk i ndihmon BE-së sepse ato e kanë të qartë që ju kërkoni vetëm arsye për t’u zënë me fqinjët që të mos flitet për atë që e keni bërë apo nuk e keni bërë në shtëpi. Nuk i ndihmon as Maqedonisë qytetarët e së cilës duan shtet sovran dhe të pavarur në kufijtë ekzistues. Ata qytetarë e paguajnë çmimin e ambicieve tuaja për ridefinimin e Maqedonisë, në vend se ta reformoni Shqipërinë në kufijtë ekzistues. Nuk u ndihmon as partive në Maqedoni kundrejt të cilave silleni si mbrojtës në mënyrë nënçmuese”, ka thënë Dimitriev në reagimin e tij.

Ai ka shtuar se është i bindur që edhe pa ndërhyrjen e Tiranës zyrtare Maqedonia do të gjejë zgjidhje për sfidat.

“Së fundmi, është shumë jokorrekte të ndizni zjarrin nacionalist. Gjuha shqipe është e përfaqësuar gjerësisht në Maqedoni. Gjuha shqipe, po ashtu edhe turke, serbe, vllehe, boshnjake dhe rome, bashkë me gjuhën maqedonase është pjesë e kulturës dhe pasurisë së Maqedonisë. Angazhojmë resurse të mëdha për promovimin e gjuhës dhe kulturës të bashkësive tona etnike. Do të ishte mirë të na ndiqni në këtë drejtim. Në Shqipëri, jo shumë kohë më parë, duhej patjetër të mbylleshin dritaret nëse nëpër shtëpi është folur gjuha amtare, që të mos dëgjojë dikush. Ne këtë përvojë nuk e kemi pasur asnjëherë. Qytetarët maqedonas, pa dallim të përkatësisë etnike dhe fetare, vetë kanë tejkaluar shumë kriza në histori, do ta tejkalojnë edhe këtë. Qëllimi ynë i përbashkët është që edhe në të ardhmen të vazhdojmë në ndërtimin e shoqërisë së fortë qytetare e cila do të jetë pjesë e familjes euroatlantike”, deklaroi Dimitriev.

4 komente në “Kryeministri maqedonas i përgjigjet Ramës: Keni ambicie për ridefinimin e Maqedonisë, reformoni Shqipërinë”

  1. pedro i ri says:

    Cfare prisni. Perse nuk respektoni Marrveshjen e Ohrit

  2. Bardhi Tolabi says:

    O kungulli kryeminister teknik i sllaveve te ashtuquajtur Maqedonas,por jeni ne te vertete Bullgare.
    Ju interesoheni dhe “perloteni” per 20 – 30 mije Bullgare ne disa fshatra Shqiptare,dhe kryeministri yne nuk duhet te interesohet per me shume se 900 mije Shqiptare ne FYROM?Ti thua se kjo pakice,mbyllte dritaren dikur,se nuk duhet te flisnin gjuhen amtare se denoheshin.Une jam nje nga ata qe kam vizituar shpesh zonen e Liqenasit,(Pustecit),ku mesimi ne gjuhen Bullgare,behej ne shkollen fillore,ndersa ne vitet e tjera edhe Shqip e Bullgarisht.Une kam folur me fshatare dhe femije ne bullgarisht,kam pare ne televizoret e zones emisionet e Shkupit,sepse per fat te keq zona nuk e zinte rregullisht Televizionin Shqiptar.Ne se ne ate kohe mesatarisht vazhdonin studimet 1 ne 7 Shqiptare,prej zones te Liqenasit vazhdonin 1 ne 5 veta.Kishin kuadro prej asaj zone, deputete,komandante divizioni, drejtues ndermarrjesh,kuadrot e zones te gjithe vendalinj etj…
    Po te duash me shume sqarime,interesohu ne arkivat tuaja dhe gjej deklaratene i sh kryeministrit tuaj Bllagoje Popov per viziten e tij private ne ate zone,i cili ka deklaruar se:”Pashe me sy e degjova me veshe ato qe kisha degjuar” dhe u largua i kenaqur me gjendjen e tyre…
    Ahtu duam dhe ne qe te vizitoje trevat Shqiptare aty e te ndjehet i kenaqur me trajtimin e tyre te barabarte me ate Bullgare aty…
    Edhe sot,atje eshte nje komune me vete edhe pse eshte kryer nje reforme te tere administrative,por per Liqenasin eshte bere perjashtim

  3. Partizani says:

    Ky kelysh serb nuk pergjigjet per vendimin kriminal te presidentit te tij,por merret me hallet e Shqiperise!
    Ne ish Jugosllavi,por edhe sot ne FYROM,ju sllavet i keni urryer dhe vrare shqiptaret!
    Shqiptaret perbejne 1/3 e popullsise se FYROM-it dhe eshte popullsia e dyte atje per nga numuri i popullsise,prandaj u takon qe shqipja te jete gjuhe zyrtare!
    Juve ju tmerron shqipja se jeni mesuar tere jeten t’i trajtoni shqiptaret si skllever,por ka marre fund kjo situate!
    Pas 90-tes asnje qeveri e juaja nuk kaekzistuar pa pjesmarrjen e shqiptareve!
    E keni harruar,o serbomedhenj,se kur Greqia ju mbylli kufijte,ju moret fryme vetem nga kufiri shqiptar!
    Keni shfrytezuar percarjen e partive shqiptare per te trajtuar si qytetare te dores se dyte shqiptaret!
    Me kete vendim nazist te presidentit tuaj kokebosh,ju do coni vendin ose drejt luftes civile,ose ne shpernberjen e FYROM-it!
    Greqia eshte gati,qe t’u zhduke ju si shtet per te marre pjesen ,qe ajo ka pretenduar me kohe se i takon!
    Ju jeni nje shtet fantazem,qe u krijua pa asnje baze etnike etj!
    Me kete politike,ju keni vendosur shkaterrimin tuaj perfundimtar!

  4. albaniafirst says:

    Ky qenka kar nga koka tek kembet. Mjere Maqedonia nga kush qeveriset.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje