Kuvendi, Rama: Zhdukja e krimit dhe drogës, hajdeni votoni Vetting-un. PD frikë nga mëkatet (dhe një mesazh për Blushin)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar opozitës përmes një pyetje retorike, duke thënë se kërkesa e opozitës për të zhdukur krimin dhe drogën nuk duhet gjendur tek rënia e qeverisë, por tek mundësia që opozita ka për të jetësuar përmes votës së tyre Vettingun.

Për kryeministrin Rama sjellja e PD-së ka një shpjegim të logjikshëm. Opozita mbron lidhjet e saj me pushtetin gjyqësor të korruptuar dhe nuk voton vettingun sepse ikja e kësaj kaste gjyqtarësh do të nxjerrë në pah mëkatet e ish qeveritarëve.

“”Ana e djathtë është bosh në këtë sallë, pasi ata nuk e duan Vettingun, pasi lidhjet e tyre me pushtetin gjyqësor janë në mëkat dhe humbja e këtyre lidhjeve është ekspozim përballë mëkateve. Nuk ka asnjë mundësi tjetër për të justifikuar mungesën e tyre. E gjithë retorika e tyre lidhet me krimin dhe mundësinë që ky parlament i ka dhënë për të patur në dorë 50% të zgjedhjes për të hequr krimin dhe korrupsionin… ata nuk e shfrytëzojnë.

Kush mund të përjashtojë këto argumenta dhe të thotë jo, lufta kundër krimit dhe drogës nuk ka lidhje me gjykatësit, me vettingun, por të thotë ka lidhje me qeverinë?!”-tha Rama.

Në kundërpërgjigje ndaj Ben Blushit, kryeministri Edi Rama është shprehur se për çështjen e Zharrëzës, ajo që është imponuar ka qenë pikërisht kompania Bankers dhe jo qeveria siç pretendon kreu i LIBRA-s.

Kryeministri ka hedhur poshtë akuzën e Blushit se qeveria i ka borxh miliona euro kompanisë, duke shtuar se për banorët e zharrëzës është bërë gjithçka. Rama ka thënë gjithashtu se akuzat drejtuar qeverisë për kancerin dhe astëm e qytetarëve në Zharrës janë një përpjekje e dështuar pë të gënjyer disa njerëz të dëshpëruar.

“Sfida e sfidave është fillimi i vettingut… dhe fillimi i vettingut është pa asmë të voglin dyshim për të gjithë ata që kanë mend, dhe që do të thotë se për mbi 90% të shqiptarëve që duan reformën, është edhe çelja e një kapitulli të ri në ekonomi.

Pas asnjë diskutim rritja ekonomike që ne kemi siguruar përmes reformave transformuese që kemi ndërmarrë është e pamjaftueshme. Pa asnjë diskutim, kush kas sot pakënaqësi apo edhe inate për situatën në të cilët ndodhet, të vetmin aleat që ka, ka këtë shumicë qeverisëse sepse pa asnjë diskutim, edhe ne jemi të pakënaqur. Edhe ne jemi të revoltuar në përpjekjen tonë për ti hapur rrugë vettingut dhe për të bërë të mundur pallatin e drejtësisë dhe pastrimin e rrugës nga një pengesë e madhe që është një nga arsyet se përse Shqipëria nuk ka bërë dot aqsa ka dashur të bëjë.

Edhe pse Shqipëria mund të bëjë shumë më tepër me potencialet e veta.Historia e Zharrëzës tregoi edhe një hërë se njërëzit që kanë halle kanë vetëm një aleta, këtë qeveri. Përtej të gjitha retorikave, problemin e trajtoi dhe do vijojë ta bëjë kjo qeveri, e cila ndaloi injektimet e ujit teknol,ohgjik qysh në fundvitin e shkuar sapo u shfaq problemi. Dhe aty nuk ka qysh nga fundviti i shkuar injektime.

 E dyta, kjo qeveri ndërmori të gjithë procesin e vlerësimit të dëmeve dhe faktikisht, shumica dërrmuese e atyre që dolën në protestë, ishin duke plotësuar të gjithë formularët e tyre, ndërkohë që disa tutorë politikë dhe aktivistë me demek, të cilët vijnë nga kanali i korrupsionit dhe zullumeve në industrinë e naftës, morën peng atje 7 vetë që nuk i linin të iknin.

Mirëpo, as për të komunikuar me ta nuk ishte e mundur sepse duhet të kalojë nëpërmjet një ashutquajturi avokat, që fliste dhe vendoste në emër të tyre. Unë kam kërkuar të flas me ta dhe ata më thonin flit me avokatin, me tutorin që i mori zvarrë dhe i solli deri në tiranë. Me tutorin nuk kam asnjë arsye për të komunikuar. Ishte një mizanskenë, e ngritur mbi një hall të madh dhe me njerëz me plot të drejtë të dëshpëruar. Nga ana tjetër nëse ka një qeveri që ka dhënë kontroll në emër të interesit publik në sektorin e naftës, pas 20 e ca viteve, është kjo qeveri.

Të dalësh këtu e të thuash që  qeveria i ka 500 mln euro bankers, ëhtë një gënjeshtër 500 herë më e madhe sesa e vërteta. Shifrat janë shifra. Ne kemi imponuar mbi bankersin një regjim të ri detyrimesh, duke i vënë përpara përgjegjësisë për një sërë pikash që nuk funksionin mbi bazën ekontratës. E vërteta është që në buxhetin e shtetit, merren 40 mln dollarë më shumë.

Kontratat janë kontrata dhe kompanitë me ato mund ti bëjnë shtetit shqiptar gjëmën, nëse qeveria nuk është e kujdesshme.  Fushat e naftës në Vlorë edhe në zonën e Gorishtit, qëftë nga Stream Oili famëkeq, qoftë nga kompania tjetër, me të cilën i lamë duart pak më parë. Sot, sektori, është shumë herë më në funksion të interesit publik. Sot buxheti i shtetit ka të ardhura që nuk i kishte më paë falë vendosjs së disiplinës fiskale. Sot edhe vetë albpetroli sigurn të ardhura, jo si para 3 viteve e gjysëm ku ishte një gropë e vetë.

Të vish këtu e të kërkosh llogari për kancerin e për astëm, siç bëjën të gjithë këta që vijnë për të rrotulluar thikën në plagë, është një përpjekje e dëshpëruar për të gënjyer njerëzit e dëshpëruar.”-tha Rama.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Kuvendi, Rama: Zhdukja e krimit dhe drogës, hajdeni votoni Vetting-un. PD frikë nga mëkatet (dhe një mesazh për Blushin)”

  1. dash says:

    Plotesisht dakort ,ashtu eshte…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *