Mirëmbajtja e rrugëve/ Geci fiton garën edhe për Shqipërinë e Mesme, Salillari merr Jugun

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Pasi ka fituar tenderin për mirëmbajtjen e rrugëve në rajonin e Veriut, konsorciumi Biolap-Geci ka fituar edhe (kontratën B) që përfshin mirëmbajtjen me performancë të rrugëve në rajonin e Shqipërisë së Mesme që përfshin Qarkun e Tiranës dhe atë të Dibrës, kundrejt vlerës 19.2 milionë euro për një periudhë 5 vjeçare.

Ndërsa kompania Salillari, e cila është në konsorcium me një kompani greke, Elika ATEE, ka fituar garën për mirëmbajtjen e rrugëve në qarqet e Vlorës dhe Gjirokastrës për pesë vitet në vijim kundrejt shumës 16.5 milionë euro, raporton Monitor.

Kështu kompania e ndërtimit të rrugëve, GECI ka siguruar një kontratë me vlerë rreth 41 milionë euro për mirëmbajtjen e rrugëve në gjysmën e territorit të vendit.

Banka Botërore si asistuesja kryesore për projektin e mirëmbajtjes së rrugëve qysh vitin e kaluar ka iniciuar një plan për realizimin e kontratave afatgjata të mirëmbajtjes. Për llogari të këtij projekti, vendi është ndarë në katër rajone, teksa fituesit janë shpallur për tre rajone dhe është në proces edhe kontrata e mirëmbajtjes së rrugëve për qarkun e Fierit, Elbasanit dhe Korçës.

Kosto e mirëmbajtjes së rrugëve për pesë vitet e ardhshme llogaritet 128 milionë euro, nga të cilat 65.9 milionë euro do të financohen nga Banka Botërore.

Qeveria e Shqipërisë ka marrë financime nga Banka Botërore për përballimin e kostove për mirëmbajtjen e rrugëve, duke shtuar edhe nga fondet e veta. Kontratat do të financohen bashkërisht nga Banka Botërore dhe Qeveria.

Kompanitë shqiptare të rrugëve vitit e fundit kanë parë rënie të aktivitetit për shkak të tkurrjes së fondeve nga investimet publike në krahasim me para 2013.

Në këtë situatë shumë prej tyre i janë drejtuar ndërtimit dhe zhvillimit të HEC-ve të vogla.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Mirëmbajtja e rrugëve/ Geci fiton garën edhe për Shqipërinë e Mesme, Salillari merr Jugun”

  1. Jatroi i bythes te janullatosit says:

    Gje e mire qe kompanitë shqiptare e marin persiper, por se sa do ti mirëmbajnë e si do ti mirëmbajnë eshte per tu pare….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *