Mogerini: Ivanovi t’i japë mandatin shumicës për qeverinë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Përfaqësuesja e lartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Federika Mogerini pas takimit me presidentin e Maqedonisë Gjorgje Ivanov, deklaroi se shumicës parlamentare i duhet dhënë e drejta që të formojë qeverinë.

“Kërkojmë nga presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, të mos e shkel principin themelor të demokracisë, të ndryshojë vendimin për mos-dhënien e mandatit, liderit të opozitës, Zoran Zaev.

Ata që kanë shumicën duhet të lejohen të formojnë qeverinë. Këtë e parasheh kushtetuta, tha komisarja evropiane, Mogerini në konferencën për gazetarët të mbajtur pas takimit me liderët e partive politike në Maqedoni, sektorin civil dhe me presidentin, Gjorge Ivanov.

Në takim me presidentin Ivanov shpreha qëndrimin se mandati për qeverinë duhet t’i jepet partisë e cila posedon shumicën e deputetëve”, tha Mogerini.

Komisionerja evropiane ka theksuar se në Evropë nuk ekziston asnjë vend në të cilin shumica nuk ka mundësi të formojë qeverinë. Ajo ka apeluar te partitë politike që të përmbahen nga retorika dhe hapa provokues

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Mogerini: Ivanovi t’i japë mandatin shumicës për qeverinë”

  1. undefined says:

    C’eshte ky presion demokratik alla diktatorce!!
    te dhjefsha BE-ne (beun)
    0000

  2. undefined says:

    C’eshte ky presion demokratik alla diktatorce!!
    te dhjefsha BE-ne (beun)
    00000

  3. erla says:

    Fatkeqesisht ka dhe nje vend tjeter ne Europe ku me bekimin tuaj nuk u lejua qe shumica te formonte qeverine e saj dhe ky vend eshte pikerisht ne protektoratin tuaj dhe quhet KOSOVE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *