Mogherini në Tiranë, takim me Ramën dhe studentët, shmang Bashën

Delegacioni i Bashkimit Evropian në vendin tonë ka zbardhur detaje nga vizita e Federica Mogherinit në Tiranë ditën e nesërme.

Në një njoftim zyrtar, institucioni në fjalë thekson se përfaqësuesja e lartë e BE do të mbajë pasditen e së premtes një fjalim para studentëve të Universitetit Politeknik. Vizita e Mogherini-t në UPT do të zhvillohet në orën 17:30 dhe pritet të zgjasë 60 minuta.

Ndërkohë, mbrëmjen e nesërme zyrtarja e lartë e Bashkimit Evropian  pritet të takohet me kryeministrin Edi Rama.

Sipas të njëjtave burime Mogherini dhe Rama do të mbajnë së bashku një konferencë për shtyp në orën 20:15 nga godina e Këshillit të Ministrave ndërsa nuk do të ketë seancë pyetje-përgjigjesh me gazetarët. Mësohet se Mogherini do të takohet edhe me presidentin Nishani dhe përfaqësues të forcave të tjera politike.

Në këtë vizitë është shmangur takimi me kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Vizita e Federica Mogherinit vjen si pjesë e turit ballkanik të zyrtares në fjalë që ka nisur prej ditës së djeshme.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Mogherini në Tiranë, takim me Ramën dhe studentët, shmang Bashën”

  1. Bardhi Tolabi says:

    O gazetare,po na cmendet more njeres me ato qe shkruani.Ka kryeredaktor apo redaktor,gazeta “TemA” apo jo?Ne njerin lajm thuhet se,do takohet edhe me Lulzim Bashen,ndersa ne tjetrin thuhet se,eshte shmangur nje takim me Lulzim Bashen.Ke “TemA” duhet te besojme?Beni sqarimin perkates,sepse ne se eshte e vertete se,nuk do takohet me gomarin e PD-se,eshte me te vertete per te brohoritur…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *