Mogherini të premten pasdite në Tiranë, takon Ramën, Bashën dhe Nishanin

2 Mars 2017, 18:26Politika TEMA

Shefja për Politikën e Jashtme në Bashkimin Europian, Federica Mogherini do të mbërrijë mbasditen e së premtes në Tiranë në kuadër të një turi në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në axhendën e saj parashikohen takimet me Presidentin Bujar Nishani, kryeministrin Edi Rama dhe përfaqësues të partive politike, ku përfshihet dhe kryetari i PD, Lulzim Basha.

Në fund të ditës ajo do të mbajë dhe një fjalim për studentët e Universitetit të Tiranës.

Mogherini fluturon në Tiranë nga Beogradi ku do të zhvillojë gjithashtu vizitë zyrtare dhe pas do të niset drejt Kosovës.

Gjatë kësaj të enjte, Mogherini ka vizituar Shkupin ku në takimet me krerët e lartë të politikës kërkoi kapërcimin e krizës dhe formimin e qeverisë së re maqedonase.

Mogherini rikthehet në Shqipëri ekzaktësisht pas një viti. Në 3­-4 mars të një viti më parë ajo ishte në Tiranë ku i bëri thirrje opozitës dhe maxhorancës të gjejnë konsensusin për Reformën në Drejtësi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje