Nis fushata kundër shpalljes së Turqisë, republikë presidenciale

2 Mars 2017, 14:05Bota TEMA

Ndërsa Turqia po shkon drejt referendumit të 16 prillit, ku do të votohet nëse vendi duhet të kthehet apo jo në republikë presidenciale, ka nisur sot një lëvizje kundër fushatës që i jep më shumë pushtet presidentit.

Anti-fushata është organizuar nga partia pro-kurde HDP, që e ka shtrirë lëvizjen e saj në Stamboll, Izmir dhe Dijarbakir, me një seri mitingjesh që do të mbahen në gjuhën turke dhe kurde.

Një nismë të ngjashme ka ndërmarrë edhe partia më e madhe e opozitës, CHP, me sloganin “Jo, për të ardhmen tonë” dhe simbol një diell që shkëlqen pranë fotos së një fëmije.

Nismat në fjalë janë krahasuar me atë të vitit 1988 në Kili, kur u mbajt votimi që hodhi poshtë qëndrimin në pushtet të diktatorit Augusto Pinochet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje