Paloka e Ristani “të këputur”?! Kreu i grupit: Gjykata na dënoi për një nen që s’ekziston. Drejtësia e Ramës dënon të varfërit...!

2 Mars 2017, 11:44Politika TEMA

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka akuzoi kryeminsitrin Rama se kërkon të kapë sistemin e drejtësisë.

Nga çadra e protestës, ai deklaroi se Rama kërkon një sistem të kontrolluar nga ai vet. Paloka tha se Rama kërkon të lirojë kriminelët.

“Më paditi Saimir Tahiri pse denoncova lidhjet e tij me krimin. Na dënoi gjykata e lartë mua dhe Ristanin për një nen që nuk ekzisotn më, pse se Edi Rama mori gjyqtarët në telefon dhe i kërcënoi.

Si ajo gjyqtarja që mori në telefon dhe e kërcënooi se do i priste këmbët. Kjo është drejtësia që do ky. Drejtësi që dënon të varfrit.

Drejtësi që dënon ata që duan të rregullojnë çatinë e shtëpisë. Ai do një drejtësi që kriminelët të dalin nga burgjet”, tha Paloka.

Me sa duket sekretari i Përgjithshëm dhe deputet i PD Arben Ristani si dhe nënkryetari njëherësh dhe kreu i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka qënkan “të këputur” fare, përderisa akuzojnë Ramën se ka dënuar me drejtësinë e tij ata të dy, që janë të varfër.

 

2 komente në “Paloka e Ristani “të këputur”?! Kreu i grupit: Gjykata na dënoi për një nen që s’ekziston. Drejtësia e Ramës dënon të varfërit…!”

  1. hyseni says:

    Si nuk kane turp e flasin per shtet e drejtesi keta njerez? Harruan vitet ’90, ’96, ’97, ’98, Grdecin, 21 Janarin e shume e shume zullume te tjera qe kane bere. Si mund te flasin keto njerez per zgjedhje te lira, kur vetem zgjedhje te lira nuk kane bere e nuk do te bejne sa te jete akoma kjo rrace. Si mund te flasin per shtet, per cfare shteti, si ai I viteve ’90, apo i viteve 2005-2013? Per cfare ju duhet qeveria teknike, qe te luaje Sala me te sa here te doje, harruat qeverite e meparshme teknike? Keto lloje qeverish vetem per shtet nuk jane. Si mundet valle qe mendje te tilla si Basha, Paloka, Ristani e kompanite e tyre te kembengulin per qeveri teknike? Cfare lloje kushtetute percakton qeveri teknike per rastet kur nje force politike nuk eshte e afte dhe eshte e urryer nga populli? Cilet politikane kane te drejten per te vendosur per qeveri teknike, ne kundershtim me cdo lloje ligji apo kushtetute dhe ne kundershtim te plote me vullnetin e popullit, vullnet te cilin e ka shprehur me zgjedhje ligjore. Haveli ka thene se demokratet e konvertuar nga komunistet jane shume te rrezikshem. Kjo ka ndodhur edhe ne Shqiperi. Pa u shuar kjo rrace ne Shqiperi nuk do te kete demokraci te vertete.

  2. ... says:

    O paloqe , O MASHTRUS LEGEN , drejtesia esht e zaptuar nga sali berisha dhe RAMA do ta shkepusi nga ky kriminel i kti vendi , nuk ke turp , keni mbledhur nje tuf qyqar e injorant ne ate çader dhe i mashtroni si te mundeni palaçot e politikes son..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje