Rreziku, si mashtrohen bizneset shqiptare nga hakerat

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Mashtrimi kompjuterik është kthyer një problem shqetësues jo vetëm për të rinjtë por së fundmi ka dëmtuar rëndë nga ana financiare edhe biznese të fuqishme Shqiptare.

Në periudhën 2015- 2017 në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës janë denoncuar 50 raste të abuzimit nëpërmjet hakerave kompjuterik, të cilët kanë përfituar një shumë të ardhurash rreth 2.5 milion euro.

Mekanizmi i vjedhjes sipas Specialistëve të Krimit Kompjuterik bëhej nga hakerat që qarkullojnë online.

Personat me të prekur nga kostot financiare kanë qenë biznese të shumta të vendit tonë, të cilët kanë bashkëpunuar online me firma të ndryshme të huaja.

Nga denoncimet e marra është bërë me dije se marëdhëniet e bashkëpunimit mes dy palëve, një pale Shqiptare dhe një firme biznesi të huaj fillimisht zhvilloheshin në panaire apo në vende të tjera dhe më pas bashkëpunimi ka vijuar të mbetet nëpërmjet blerjeve dhe shitjeve online.

Sipas specialistëve të Krimit Kompjuterik hakerat hapin adresa të huaja të ngjashme më atë që bashkëpunon një biznes shqiptar duke i ndryshuar disa karaktere të vogla në adresën e emailit dhe veprojnë vetëm në kohën që bëhet derdhja financiare në bankë.

Këtë shumë hakerat e depozitojnë më pas në një bankë në Angli për arsye se në atë vend bëhen depozitime bankare online si dhe banka nuk mban përgjegjesi për shumën apo për t’i kthyer paratë mbrapsht biznesmenit të mashtruar.

Specialistët e kësaj fushe theksojnë se nga ky mashtrim kanë rënë “pre” shumë biznese Shqiptare të cilët pohojnë se kanë kaluar deri në falimentim.

Sipas tyre janë dy probleme të rëndësishme në rrjetin e mashtrimeve kompjuterike.

1. Përdorimi i serverave online Çek me adresë “Emkei.Cz”.

2. Veprimi onlinë me bankat Angleze. ( Transerimi i mejëhershëm i shumës së vjedhur në bankat Angleze)

Lidhur me këto raste policia bën apel çdo perfaqësuesi të bizneseve të rishohin me kujdes çdo adrësë të ardhur , të rishohin karakteret e adresës e më pas të veprojnë me shit-blerjen e mallrave.

Hakerat më të rrezikshëm online janë evidentuar në Nigeri, Kinë si dhe Europën Lindore.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *