Shoqëria civile dorëzon peticionin për vettingun

2 Mars 2017, 15:04Politika TEMA

Peticioni i firmosur nga më shumë se 31 mijë e 700 qytetarë që kërkon zbatimin e procesit të vettingut dhe implementimin e reformës u dorëzua nga grupimi i qytetarëve pro reformës në drejtësi sot në Parlament. 

“Nisma e peticionit synon t’i japë zë qytetarëve dhe jo politikanëve. Në 5 ditë ne mblodhëm 31 mijë e 777 firma qytetarësh në mbështetje të kësaj reforme. Ky është një mesazh për klasën politike në Shqipëri se është koha që të zgjedhurit të respektojnë vullnetin e zgjedhësve për të pasur një drejtësi të ndershme dhe për të gjithë. Një politikë e përgjegjshme do ta kishte të pamundur ta anashkalonte një kërkesë me të tilla përmasa”, tha një aktiviste e shoqërisë civile.

Grupimi përbëhet nga mbi 70 organizata dhe dhjetëra individë të shtrirë në 11 qytete të vendit.

1 komente në “Shoqëria civile dorëzon peticionin për vettingun”

  1. tironci says:

    Kaq pak 33.777 firma? sikur thane mbi 1 milion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje