Situata në Maqedoni, Rusia shfaq frikë: Shqipëria të mos ndërhyjë, ‘Platforma’ sjell Shqipërinë e Madhe

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë ka reaguar lidhur me krizën e gjatë politike që po kalon Maqedonia dhe pas përplasjeve të fundit sa i takon platformës shqiptare.

Përmes një njoftimi zyrtar në faqen e saj të internetit, MPJ ruse akuzon Tiranën zyrtare se ka ndërhyrë në punët e brendshme të Maqedonisë.

Por, Rusia nuk atakon vetëm qeverinë shqiptare, por edhe BE­në e NATO­n se po ua imponojnë maqedonasve të ashtuquajturën “platformë shqiptare”.

“Shprehim shqetësimin për thellimin e krizës politike në Maqedoni të provokuar nga ndërhyrjet e ashpra nga jashtë në punët e brendshme të vendit”. Nëpërmjet përzierjes aktive të udhëheqësisë të UE dhe NATO bëhen tentime që maqedonasve t’ua imponojnë të ashtuquajturën “platformë shqiptare”, e krijuar në Tiranë në kabinetin e kryeministrit dhe nën hartën e Shqipërisë së Madhe, duke ilustruar pretendimet territoriale të fqinjëve të Malit të Zi, Serbisë, Maqedonisë dhe Greqisë.

Na brengos fakti që në këtë aferë janë të kyçur dhe qeveritë e njëanshme të Kosovës së pavarur, dhe besojmë se kjo linjë shkakton rrezik dhe kërcënohet me shkatërrimin e shtetit maqedonas dhe destabilizim të gjithë Ballkanit”, vijon reagimi i MPJ ruse.

“Duam të rikujtojmë se në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 dhjetor, të mbajtura pas insistimit të UE dhe SHBA, fitoi partia në pozitë në krye me Nikolla Gruevskin. Tani perëndimi dhe pakica shqiptare dëshirojnë që në qeveri të sjellin partinë humbëse, duke pranuar dhe ultimatumet shqiptare, që shkakton rrezik të themeleve Kushtetuese të vendit.

Vazhdimi i përpjekjeve destruktive të imponohet politikë në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve maqedonas mund vetëm të përkeqësojë situatën. Është e patjetërsueshme të ndalohet përzierja e jashtme në punët e brendshme të Maqedonisë, por dhe të respektohet dhe e drejta e qytetarëve maqedonas që ata vet të zgjidhin të ardhmen e tyre, në përputhje me principet demokratike”, thuhet më tej në reagimin e Ministrisë së Jashtme ruse.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

8 komente në “Situata në Maqedoni, Rusia shfaq frikë: Shqipëria të mos ndërhyjë, ‘Platforma’ sjell Shqipërinë e Madhe”

  1. gjh says:

    ne qoftese maqedonasit votuan per gruevsking pothuajse njelloje the per Zaev por kjo no do te thote qe electorati shqipetar te injorohet i cili jeton ne trojet e tij Maqedonia nuk exsiston si shtet Ne qoftese ata nuk duan te bashke jetojne me shqipetaret te ndryshojne kufijte the pjesa e shqipetareve te shkoje me shqipetaret Sputik harron qe na te gjitha republicat e BS flitej Rusish te e imponuar kurse shqipetaret nuk kane te drejta me elementare Por me sa duket megalomenia the injoranca ju ka zene syte ose hiqeni si budallenje

  2. undefined says:

    Rusia por te kishte frike do te ishte bythelepirse e ambasadorit dhe do t’ia bente sala 8:2

  3. undefinedd says:

    Rusia por te kishte frike do te ishte bythelepirse e ambasadorit dhe do t’ia bente sala 8:2…..

  4. Ledio says:

    Dolen e folen kukuvajkat e Rusis. Ne Crime qytetaret votuan nen bajonetat e armeve te ushtrise Ruse more kurva, edhe flisni ju per demokraci.

  5. N. KITA says:

    Na krijoheshka “SHQIPËRIA e MADHE” dhe zhbëhet FYROMI i MADH ARTIFICIAL.

  6. N. KITA says:

    Sipas logjikës shoveniste ruse, në Zvicër na paskësh qenë themeluar “GJERMANIA e “MADHE2, Franca e “MADHE”, ITALIA e “MADHE”, retroromanët miniatural të “MËDHENJ”:
    Logjikë naziste pansllaviste.

  7. Pjellat e Sorosit says:

    Ik or mesoni te flisni gjuhen e paster shqipe e pastaj merrni persiper cfare thote Rusia!!!!!

  8. Pjellat e Sorosit says:

    Ik or mesoni te flisni gjuhen e paster shqipe e pastaj merrni persiper te kuptoni e pastaj te shpjegoni cfare thote Rusia!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *