Xharra: Maqedonia do të ndahet me këtë fashizëm

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryeredaktorja e gazetës “Zëri” në Kosovë Arbana Xharra u kujton pushtetarëve në Maqedoni  se rruga e fashizmit të cilën po e ndjekin ata nuk i shpie askund tjetër përveçse se në ndarje të vendit, kurse faji nuk do të jetë i shqiptarëve.

Reagimi is saj erdhi pas vendimit antikushtetues të presidendit Gjorge Ivanov, i cili dje nuk e mandatoi liderin e koalicionit “Për jetë në Maqedoni”, Zoran Zaev që të krijojë qeverinë e re, pasi ai kishte siguruar shumicën parlametare.ka reaguar edhe Arbana Xharra.

Fashizmi maqedon, nuk njeh të drejtën themelore të shqiptarëve, gjuhën e tyre. Ky pushtet ka shfrytëzuar në vazhdimësi shqiptarët duke i diskriminuar dhe përjashtuar nga çdo vendim. Pa mohuar faktin, se edhe vet liderët shqiptar atje, kanë bërë pazare për grupe interesi. Me këtë fashizëm do të ndahet Maqedonia dhe faji nuk do jetë i shqiptareve!”- shkruan Arbana Xharra.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Xharra: Maqedonia do të ndahet me këtë fashizëm”

  1. Gallapi says:

    Mirë! Më në fund edhe nga vetë MPJ e Rusisë po thuhet „të Kosovës së pavarur“.
    Sa i përket gjendjes aktuale në IRJM, vërtetë ajo është brengosëse. Por, për këtë nuk janë fajtor afro 40% e banorëve autokton të saj, pra shqiptarët. Fajtor kryesor dhe kobzi për të ardhmen e kësaj ngrehine shtetërore, janë sjelljet kundër shqiptare të thundrakëve shovinistë, të ashtu quajturit “makedonci”. Kur bëhet fjalë për “makedonci”, duhet thënë, se ky far kombi nuk ka asgjë të përbashkët me maqedonët antike. Këta janë një sajesë e kuzhinës „avnojiste“, nga një përzierje serbo-cincaro-bullgare,nën përkujdesjen e ekipës sllavomadhe e drejtuar nga treshëja Tito-Tempo-Kolishevski. Ky sajim sllavomadh nuk u bë për të mirën e popujve të Ballkanit, por për të arsyetuar „domosdonë“ e përmbushjes se synimet e tyre ndaj Maqedonisë së Pirinit, Egjeut dhe regjionit Pogradec-Korçë. Besoj se në fund të këtij komenti, mjafton të konstatohet, se IRJM, ka hyrë në një fazë, jo vetëm të zhbërjes së saj, por të paralajmërimit të një rreziku me pasoja të paparashikueshme, jo vetëm për Ballkanin. Në këtë drejtim nuk mund të përjashtohet lidhshmëria e asaj që po ngjet në IRJM, me atë që po ngjet në Shqipërinë Londineze, në Kosovë dhe në lidhje me te…!
    Shiko: http://lat.ruskarec.ru/news/2017/03/02/moskva-politika-zapada-mozhe-da-unishti-makedoniju-i-destabilizuje-balkan_712388

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *