Zgjedhjet presidenciale në Francë, Macron: Të pastrojmë politikën

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kandidati i pavarur i qendrës, Emmanuel Macron, që kandidon për postin e presidentit të Francës, ka premtuar se do të hartojë ligje të reja që do të pastrojnë moralin e vrazhdë të politikës franceze.

Kjo deklaratë konsiderohet si një goditje ndaj rivalit të tij nga e djathta të përfshirë në një skandal, François Fillon.

Macron tha se do t’i jepte fund nepotizmit dhe konfliktit të interesit në politikë, duke propozuar ndalimin e deputetëve dhe senatorëve të punësojnë pjesëtarë familjeje që shërbejnë si këshilltarë teksa janë në një post, ndërkohë që do të bëhet edhe një shqyrtim i thellë i shpenzimeve parlamentare. Ai tha se, pavarësisht se ka shumë deputetë të pastër që i zbatojnë ligjet, votuesit këmbëngulin për më shumë “moral” në politikë. “Unë besoj në politikën e tolerancës zero në këtë aspekt”, tha ai.

Fillon, i cili garon në siglën e partisë së djathtë “Les Republicains”, mund të përballet shumë shpejt me akuza, pas hetimit nëse u ka ofruar bashkëshortes dhe fëmijëve të tij pozicione pune si asistentë, që financohen nga paratë e taksapaguesve francezë, duke mos kryer në realitet asnjë funksion të tillë.

Me rënien e Fillon nëpër sondazhe, Macron ka ngjitur shkallët duke u bërë pretendenti kryesor për t’u përballur me kandidaten e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen të Frontit Nacional, në balotazhin e muajit maj. Megjithatë, gara mbetet ende e hapur dhe e paparashikueshme.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *