Ahmeti: Ivanovi u nxitua, Maqedonia rrezikon të bëhet si Ukraina

3 Mars 2017, 10:23Rajoni TEMA

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti shprehet se në Maqedoni duhet që të formohet sa më parë qeveria e re për të shmangur mundësinë që vendi të kthehet në një Ukrainë të dytë.

Duke folur për televizionin “21” në Shkup, lideri i BDI-së hodhi poshtë pretendimet e Presidentit Ivanov dhe të VMRO-së se platforma e partive shqiptare në Maqedoni është “vendosur nga Tirana”.

“Deklarata e përbashkët është hartuar në Shkup, e jo në Tiranë. Nuk është e drejtë që kjo deklaratë të përdoret për nxitjen e konfliktit ndëretnik, por edhe mes dy shteteve fqinje, siç janë Maqedonia dhe Shqipëria. Kjo deklaratë e përbashkët nuk është cenim për integritetin territorial të Maqedonisë”, thotë ai.

Ahmeti u takua një ditë më parë me Mogherinin dhe përcolli të njëjtin mesazh si Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Presidentin e vendit.

“Pres që Ivanov të tërheqë vendimin, që ka qenë i nxituar dhe t’i jepet mandatimi Zoran Zaevit për të formuar qeverinë e re”, shtoi ai.

1 komente në “Ahmeti: Ivanovi u nxitua, Maqedonia rrezikon të bëhet si Ukraina”

  1. riku says:

    Platforma shqiptare me siguri eshte bere ne Tirane…. thjesht Edi Rama nuk e fshehu, kur duhet ta fahihte.Problemi eshte pse shqiptaret votuan Zaevin e para dhe e dyta, kjo partia Besa cfare perfaqeson ?? Se ne Maqedoni kemi pare shqipfoles me flamurin arab.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje