Basha i përgjigjet ftesës së Ramës: Nuk bëjmë pazar, vetëm qeveri teknike

Kreu i PD-së, Lulzim Basha iu përgjigj negativisht ftesës së PS dhe LSI për t’u ulur në bisedime. Basha tha se PD nuk tërhiqet nga kushtet e saj.

“Mesazhi ynë është vendimi juaj dhe kushti i vetëm mbetet largimi i kësaj qeverie të bërë njish me krimin dhe drogën.

Dialogut i themi po vetëm me një temë: Zgjedhje të lira dhe të ndershme. Estabilishmenti i korruptuar i republikës së vjetër ta harrojë se ky shesh i lirisë do të zbrazet pa arritur te kërkesat e vendosura më 18 shkurt”, tha Basha.

Nuk ka tërheqje, nuk ka pazar, ka vetëm qeveri teknike”, përfundoi Basha.

Pas tij, në shesh e mori fjalën ish-kreu i KQZ-së, Çlirim Gjata. Ai tha se Shqipërisë i duhet një kushtetutë e re dhe se reforma në drejtësi ka sjellë konfuzion në kushtetutën aktuale.

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Basha i përgjigjet ftesës së Ramës: Nuk bëjmë pazar, vetëm qeveri teknike”

  1. Toku says:

    Ketyre edhe tua falesh qeverin ne tavolin, po me kushtin qe te votojn vetingun. Nuk do pranojn. Lerini denglat se nuk keni hall tjeter pervec litarit te vetingut.

  2. niki says:

    RAMA mos lesho n.q.s ta imponojne te huajt.O behet Shqiperia(eshte momenti) me eren elehte qe fryn dhe e favorizon.ose jo ,merr fund gjitheshka.

  3. shqip says:

    Shume mire e ka thene. Nuk ka pazar me qoftexhinjte e pazarit. Marrveshjet behen ne mes shtetareve ne zyrat e shtetit. Nuk behen me rrugaçe qe pine raki e bejne tallava me muzike arabesh. Nje gje eshte e qarte ne kete moment . Qe ka nje front antikambetar e antieuropeist . Keta nuk Kane per ta votuar kurre vetingun. Dhe arsyja eshte sa e thjeshte aq edhe logjike. Askush nga keta nuk firmos per denimin e tij. Sado qe mund te kaloje , sido qe te funksionoje vetingu, kete shoqeri te molepsur vetem nje rikthim ne 44n e kuron. Te tjerat Jane vetem lluster qe ne shi i del boja, e duhet ti japesh boje tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *