Basha, jashtë axhendës së Mogherinit, takon Palokën e Spahon

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Vizita e Federica Mogherinit në Tiranë të premten nuk do të ndjekë rutinën e një axhende normale politike.

Përfaqësuesja e lartë e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë e Bashkimit Europian do të takojë presidentin Nishani, kryeministrin Rama, kryeparlamentarin Meta, por jo kryetarin e opozitës, Lulzim Basha.

Burime zyrtare thanë për Top Channel se kreu i opozitës, deri tani nuk është përfshirë në axhendën e zonjës Mogherini, e cila e viziton Tiranën në mes të një situate anormale politike, kur opozita ka bojkotuar Parlamentin dhe ka kushtëzuar qëndrimin e saj për zgjedhjet dhe për Reformën në Drejtësi me krijimin e një qeverie teknike.

Deri tani, askush nuk ka dhënë asnjë arsye, përse përfaqësuesja e lartë për Politikën e Jashtme në Bashkimin Europian e ka përjashtuar zotin Basha nga axhenda e saj politike në Tiranë. Ekspertë të marrëdhënieve ndërkombëtare thanë për Top Channel se, një veprim i tillë nuk është i zakontë.

Gjatë 4 viteve të fundit, Tirana është vizituar dy herë nga një ministre e Jashtme e Bashkimit Europian dhe, si Catherine Ashton në vitin 2013, edhe Federica Mogherini në 2016-n janë takuar me kryetarin e opozitës, përkatësisht Edi Ramën dhe Lulzim Bashën.

Burime diplomatike e shpjeguan përjashtimin e Bashës nga takimi me Mogherinin duke iu referuar gjuhës së dhunshme verbale që kreu i opozitës përdori pak ditë më parë. Një problem që e preku në deklaratën e vet edhe zëdhënësi i Kancelares gjermane, Angela Merkel.

Megjithatë, për të dhënë mesazhin se nuk është përjashtuese ndaj opozitës, Federica Mogherini ka parashikuar në axhendën e vet një takim me drejtuesit e Parlamentit. Top Channel siguroi formatin e këtij takimi, ku opozita është e përfshirë në nivelin e nënkryetarit të Kuvendit, kryetarit të grupit parlamentar dhe kryetares së Komisionit të Integrimit.

Deri tani, nga Partia Demokratike nuk ka një përgjigje nëse do të pranojë të takohet me Përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Europian për Politikat e Jashtme dhe Sigurinë, në kushtet kur kryetari i opozitës është i përjashtuar./TCH

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Basha, jashtë axhendës së Mogherinit, takon Palokën e Spahon”

  1. Timi says:

    Shuplakë Bashes. E ka humbur besimin komplet Basha. Del dhe gënjen pastaj se ka mbështetjen nga BE për protestën. Rri si m..t tash Luli. Gëzuar Baftjar.

  2. Tema says:

    Italia ngadalson antarsimin e vendit tone ne Be me dashje qe prej 15 vitesh nga Romano Prodi (President i komisionit te dikurshem te BE-se’ dhe me pas Frederika Mogherini).Ate qe ta ben Italia s’ta ben as perendia.Shtet shkerdhat

  3. nn says:

    eeeeeeeeeee……………….po Bashen e takoi kryetari i forumit rinor blla blla blla te New Yorkut dhe i tha qe ishte shume i bukur
    …………………
    upsssssssssssss………me duket se e ngaterrova ………………… i tha qe kur flet ti nga cadra, dridhet gjithe NY
    …………
    hahahahahahahaha

  4. Fatosi-kosove says:

    Jane vetem nje grusht njerezish-kriminel qe i shkojne pas lulit e sali berishes dhe gjithe kopese se PD-s,fatmiresisht kete e kuptoi edhe europa edhe pse e kishte kuptuar shume vite me pare,kur europa i kerkonte sali berishes e lul bashes zhdukjen e Lazaratit dhe hashashit ne shqiperi te dy kta fusnin veshet ne lesh e miljonat ne xhepa,prandaj europa i refuzon,te njejten gje duhet ta bejne edhe shqipatret nese e duan veten dhe vendin e vet qe tmos i votojne dhe ti lene te vdesin keshtu siq jane ne tenden e turpit,refuzimi,injorimi dhe izolimi i tyre do te jete fitorja dhe suksesi i vendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *