Bordi i ONM-së, Nishani: Të huajt të veprojnë sipas marrëveshjeve ndërkombëtare

Në një intervistë për ABC News, presidenti i Republikës, Bujar Nishani, bën thirrje për zbatim të reformës në drejtësi siaps kushtetutës së vendit, dhe garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Fokusi i intervistës me kreun e shtetit ishte situata në Maqedoni por dhe konfliktet politike që nuk nxisin bashkëjetesë, por mëri në rajon. Historia është leksioni më i mirë, tha kreu i shtetit, e të gjithë duhet të mësojnë prej saj.

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani bëri thirrje për transparencë dhe respektim të ligjeve të Kushtetutës në ngritjen e mekanizmave që do të mundësojnë zbatimin e reformës në drejtësi. Lidhur me rolin e ONM-së për ngritjen e organeve të Vettingut, kreu i  shtetit thekson se Kushtetuta kërkon që të huajt të veprojnë sipas marrëveshjeve ndërkombëtare.

Ajo çfarë ABC News evidenton në kuadër të debatit për rolin e ONM dhe bordit menaxhues me ambasadorët është se Kushtetuta në shqip thotë se ai i ushtron detyrat sipas marrëveshjeve ndërkombëtare. Ndërsa varianti anglisht ka një fjali një fjalë dy fjalë më shumë, kur thotë se ONM i ushtron detyrat sipas marrëveshjeve ndërkombëtare në fuqi. E shkruar kështu, ndryshe nga përcaktimi shqip, për ONM nuk do të duhej marrëveshje e re.

Çfarë kreu i shtetit i tha ABC News lidhur me këtë debat për të cilin dhe ai ka dërguar një letër në Kuvend është i tillë:

Lidhur me debatin për zgjedhjet në prag, kreu i shtetit preferon të rrijë jashtë debatit politik, duke dhënë vetëm një mesazh.

Pjesa kryesore e intervistës me Presidentin e Republikës përmban mesazhet për situatën në Maqedoni. Presidenti i Shqipërisë bën thirrje që të shmangen deklaratat që nxisin ndasitë mes etnive shtetformuese atje. Nishani vlerësoi platformën e shqiptarëve si një angazhim konkret për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.

Kreu i shtetit thotë se popujt në Ballkan janë më të prirur për bashkëjetesë, por se elitat politike janë ato që me qëndrimet e tyre në vend të pajtimit nxisin përçarje. Një prej këtyre rasteve është edhe ai i urdhër-arresteve serbe për Ramush Haradinajt./abc news/

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Bordi i ONM-së, Nishani: Të huajt të veprojnë sipas marrëveshjeve ndërkombëtare”

  1. Besoj says:

    Dhe sa kohe I kane mbetur ketij budallai qe na turperon por dhe na pengon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *