Ditari i Megi Pjeshkës: Frika se mund të dalim nga çadra

3 Mars 2017, 19:57Antena TEMA

Sot ishte ditë e trishtuar në çadër. Shoku im nga Laçi erdhi paradite i mërzitur.

-Më duket se do na nxjerrin nga çadra, -tha.

-Pse çfarë kemi bërë, i thashë unë?

-Asgjë. Më duket se ky Luli po bën pazar. Dëgjova Flamurin, që i thoshte duhet me bë diçka, se s’po e mbajmë dot më. Pastaj seç po i thoshte “hiqe qeverinë teknike” pastaj shtoje, pastaj fshihe. Po bëjnë një pazar dmth.

Unë seç ndjeva një ligështim. Mu duk se kjo kohë nuk do mbaronte kurrë. Mezi e pres mëngjesin që vij në çadër, takoj këtë shokun nga Laçi, dalim në kafe rrotull, kthehemi sërish aty. Tani po ngrohet dhe koha, kanë filluar të çelin mimozat, po shtohet gjelbërimi nga parku. Fare papritur vjen dikush e të thotë: mbaroi. Është shumë e trishtueshme.

Në drekë erdhi lajmi më i qartë. Luli dhe aleatët i kishin kthyer përgjigje Edi Ramës me katër pika për dialog.

Me thënë të drejtën nuk është se i kuptova katër pikat, por ky shoku nga Laçi, më tha që janë të forta.

Pastaj kishte folur ai Gramoz Ruçi dhe ishin nxef prap.

Erdhi ky shoku im nga Laçi, e më tha: -Më duket se ja hodhëm do shtyjmë dhe ca në çadër. Qenka e gjitha lojë kjo, se vjen një italiane nga Brukseli.

Dëgjova Flamurin që po fliste me Majlindën. I thoshte po nuk pranoi Lulin në takim, as ju nuk keni me shku në takim. Majlinda po i thoshte, se kam folur unë, do jetë dhe Luli në takim, por duhet të jemi të kujdesshëm. Dmth me sa kuptova kjo Majlinda i paska rregullu takim Lulit me këtë femrën.

-Do shkoj ti zëmë rrugën ti q… robtë më tha shoku im nga Laci. Ta dijë me kë ka të bëjë në Tiranë. Do ti japim një plumb në zarf nga skifterët e Laçit. Ose të na japë qeveri teknike, ose jena në gjak. Dhe u nis.

Pas pak dëgjova një rrëmujë tek Universiteti. Garda po përleshej me djemtë e çadrës. U çlirova. Tani me siguri nuk dalim më thashë.

Kështu me shpresë se nuk do ketë dialog, mezi po pres mbrëmjen. Jam përgatitur shpirtërisht të rri gjatë këtu dhe se si më duket nëse e ndërpresim çadrën dhe ikim. Plus që kam frikë se ky shoku im nga Laçi do zhduket papritur dhe do më thotë eja në Itali pastaj.

Me këtë makth më zuri mbrëmja, kur Luli doli e tha publikisht se kushti i vetëm është qeveri teknike. U qetësova. Tani është e sigurtë që do ta shtyjmë dhe një muaj,- thashë me vete.

Kjo është çadra e vërtet e lirisë sime.

4 komente në “Ditari i Megi Pjeshkës: Frika se mund të dalim nga çadra”

  1. Endri says:

    Çadra e Kazinos
    Çadra e publikut shtepise
    Çadra e qejfit
    Çadra e bordellos
    Çadra e paraziteve
    Çadra injoranteve
    Çadra e dembeleve

    1. Eri says:

      Cadra e mamit tend

  2. Zgalem says:

    Te falnderoj “Antena ” . Po I jep kujteses popullore realitetin e nje horrlleku politik , nga me te ndyret , qe njihet . Zgalem

  3. Kaso says:

    Ajo eshte cadra e hajdutave dhe e kriminelave

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje