Dosja serbe, cilat janë “provat e reja” kundër Haradinajt

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Pas shtyrjes së sërishme të vendimit rreth ish – kryeministrit të Kosovës e liderit të AAK-së Ramush Haradinaj, i cili, me fletë arrest të Serbisë po vazhdon të mbahet në Francë që nga 4 janari i këtij vitit, mediet e Beogradit sot kanë shkruar për gjoja “dëshmitë e reja’ të Serbisë, të cilat, sipas tyre, e implikojnë ish – komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit për “krime lufte”, transmeton Koha.net.

Gazeta e Beogradit “blic” duke raportuar për këto “dëshmi”, ka thënë se, gjoja, Haradinaj “ka varrosur të gjallë policë, ka prerë në fyt femra dhe ka dhunuar nuse nëpër dasma”.

Në grumbullimin e këtyre “dëshmive” prej disa vitesh po punojnë zyrtarët serbë, zëvendësprokurori Dragoljub Stankoviq, ushtruesi aktual i detyrës së prokurorit Milan Petroviç dhe i ish – prokurori Vladimir Vukçeviç.

Ministria e Drejtësisë e Serbisë, para disa ditësh në Gjykatën e Colmar-it, sipas “blicit”, ka dërguar “dëshmi” në më shumë se 100 faqe dhe, siç thotë “blic”, edhe aktgjykimin e Tribunalit të Hagës “për të dëshmuar se Haradinaj nuk ngarkohet për veprat për të cilat është gjykuar në Hagë”.

Ministrja serbe e Drejtësisë Nela Kuburoviç ka thënë se në dokumentacionin shtesë ka rrëfime të dëshmitarëve, raporte të MPB-së e të stacioneve ushtarake si dhe procesverbale nga vendet e ngjarjes.

Gjykata e Hagës e ka shpallur dy herë të pafajshëm Ramush Haradinajn.

Dje, Gjykata e Apelit në Colmar, Francë, e ka shtyrë sërish vendimin për lirim ose ekstradimi të tij në Serbi siç dëshiron Beogradi.

Vendimi tjetër është caktuar të merret më 6 prill.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *