Gaz Demi e akuzoi si puntor, Duka i përgjigjet: Ka të drejtë…

3 Mars 2017, 14:45Sport TEMA

Presidenti i Partizanit, Gaz Demi, hodhi akuza të forta në drejtim të FSHF-së pas dënimit që Komisioni i Disiplinës dha ndaj skuadrës së kuqe për incidentet që ndodhën në përballjen kundër Kukësit.

Në një intervistë të dhënë për “Sport Neës”, Demi deklaroi se nuk mund ta nënshtronin Partizanin disa rrugaçë të asaj Federate që rastësisht drejtojnë futbollin shqiptar.

Gjithashtu, numri një i të kuqve e konsideroi presidentin e FSHF-së, Armand Duka, thjesht si një punotor që e kanë zgjedhur në krye të atij institucioni.

Por, në një pronocim për “Panorama Sport”, Duka tha se nuk ishte në dijeni të kësaj deklarate pasi ndodhet jashtë shtetit.

“Nuk di asgjë nga kritikat, pasi nuk jam në Shqipëri (sot). Megjithatë, pa i lexuar fare, po ju them diçka: Kritikat janë të mira, sjellin zhvillim”

Kur u informua më pas Armand Duka e pranoi që është thjesht një puntor.

“Që jam punëtor, ka të drejtë. Mundohem sa më shumë të jem i tillë. Ndërsa për mënyrën se si menaxhohet Federata, gjithkush ka të drejtë të gjykojë dhe të japë opinione”.

Ditët e fundit Partizani është në një konflikt me FSHF-në e cila ka ndërmarrë disa vendime tendicioze për të dëmtuar qëllimisht klubin e kuq.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje