Hejsek do gjykohet në mungesë, nuk do ekstradohet në Tiranë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Prokuroria e Tiranës pas më shumë se një viti që përpiqet të kontaktojë ish-kreun e “CEZ Albania”, Josef Hejsek  ka vendosur që ta gjykojë atë në mungesë.

Ai akuzohet për veprën penale të “mashtrimit me pasoja të rënda”.

Nga kontakti i fundit nëpërmjet letërporosive dërguar Ministrisë çeke të Drejtësisë, rezulton se Hejsek nuk është më pjesë e kompanisë CEZ as në Çeki.

Por ndryshe nga herët e tjera, nga letërkëmbimi i fundit, Ministria çeke e Drejtësisë i ka vënë në dispozicion Prokurorisë së Tiranës një adresë ku banon Hejsek.

Duke qenë se Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi me Çekinë, Hejsek do të gjykohet në mungesë në vendin tonë dhe vendimi penal do t’i dërgohet më pas për ekzekutim autoriteteve çeke.

Josef Hejsek akuzohet se, së bashku me administratorin e “DIA”-s, Kastriot Ismailaj, kanë përvetësuar shuma në mbi 5 milionë dollarë nga mbledhja e borxheve të CEZ-it në vendin tonë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *